18 Qershor 2021

SBASHK kërkon që punëtorët e arsimit mos të pensionohen gjatë mësimit online

Prishtinë, 8 prill - Për ta ruajtur këtë rrjedhë të mbarë  të mësimit nga larg Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) i është drejtuar Ministres së MASHTI-it, Hykmete Bajrami  me kërkesën për  të nxjerrë një vendim që punëtorët e arsimit që kanë arritur moshën mos të pensionohen deri në përfundim të procesit të mësimit nga larg duke i ofruar shumë argumente që arsyetojnë këtë kërkesë.

SBASHK-u është duke vazhduar me  angazhimet dhe në bashkëbisedë nga larg me anëtarësinë kudo në Kosovë po përcjell me vëmendje rrjedhën e procesit mësimor nga larg dhe po  mbështet  e po  inkurajon  ata që të  dëshmohen , si dikur  në vitet e okupimit edhe tani  në këtë situatë të vështirësuar, në shërbim të arsimit dhe edukimit të brezave.

Nga takimet e vazhdueshme nga larg me kolegët nga komunat e  Kosovës është vërejtur se procesi mësimor nga larg është duke u zhvilluar me sukses nga  punëtorët e arsimit dhe po funksionon mirë edhe trekëndëshi i famshëm mësimdhënës- nxënës- prindër. Për ta ruajtur këtë rrjedhë të mbarë  të mësimit nga larg,  

SBASHK-u i është drejtuar Ministres së MASHTI-it, Hykmete Bajrami  me kërkesën për  të nxjerrë një vendim që punëtorët e arsimit që kanë arritur moshën mos të pensionohen deri në përfundim të  procesit në mësimit nga larg duke i ofruar shumë argumente që arsyetojnë këtë kërkesë.

“E nderuara Ministre gëzon fakti se punëtorët e arsimit janë të përkushtuar dhe fatmirësisht kanë arritur shpejt ta përvetësojnë mënyrën e zhvillimit të procesit mësimor nga larg duke qenë të mbështetur e duke mbajtur komunikim të vazhdueshëm nga larg me nxënësit dhe prindërit.

"Me qëllim që procesi mësimor që po zhvillohet nga larg të ketë rrjedhë të mbarë Ju drejtohemi me lutjen që Ju e nderura Ministre Bajrami  të angazhoheni dhe Qeveria  të nxjerrë një vendim  që punëtorët e arsimit që kanë arritur moshën mos të pensionohen  deri në përfundim të procesit mësimor  nga larg, po të vazhdojnë me punën dhe angazhimin me nxënësit e tyre."

"Këtë lutje e bazojmë në faktin se ata kanë përvetësuar mirë mësimin nga larg dhe janë në komunikim me nxënësit dhe prindërit  dhe janë të njohur për njëri-tjetrin."

"Nëse ata pensionohen do të pengohet procesi mësimor nga larg ngase në këto rrethana të reja procesi i  rekrutimit të kuadrove  të reja është tepër i vështirë  dhe do të humbeshin ditë të tëra në pritje të afateve të konkursit dhe po ashtu do të kishte probleme në organizimin e punës së paneleve të intervistimit  me shkrim e me gojë për kandidatët që konkurrojnë."  

"Aq më shumë, kuadrot e reja do ta kishin tepër të vështirë të angazhoheshin suksesshëm në procesin mësimor nga larg ngase do të ishin të panjohur për kolegët në atë shkollë e aq më shumë për nxënësit  me të cilët do  të duhej ta zhvillonin procesin mësimor. Po ashtu ata  do ta kishin tepër të vështirë të krijojnë mundësi për komunikim me prindërit".

"Gjithë këto do të krijonin probleme të mëdha  për ta në zhvillimin e procesit mësimor nga larg “,  ka  argumentuar  SBASHK-u në kërkesën drejtuar Ministres Bajrami dhe Qeverisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Qershor 2021 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të vizitojnë banesat kolektive ku janë përfunduar punimet për renovimin e kulmeve, si dhe ku kanë filluar punimet për lyerjen e korridoreve. (Përballë Qendrës Sportive, ora 10:00)

- Anulohet -  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mban tryeza e radhës bashkëbisedim me Ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli. (Zyrat e Odës Amerikane në Pejton, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, shefi i misionit të UNHCR, Erol Arduc, Drejtuesi i sektorit të bashkëpunimit nga Zyra e BE-së, Luigi Brusa, dhe Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, znj. Ulrika Richardsondo të zbulojn pllaken e përurimit të një pjese të sapo renovuar të Qendrës së Azilit, në Vranidoll të komunës së Prishtinës. (Qendra e Mbajtjes në Fshatin Vranidoll, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me nënkryetaren Memnuna Ajdini do të vizitojnë rajonin e Zhupës, ku do të shohin nga afër projektet e realizuara në këtë rajon. (Rajoni i Zhupës, ora 10:30)

- Kolegji Universum organizon një ligjeratë publike me Alain Le Roy - diplomat francez i cili ka qenë Zv. Sekretar i përgjithshëm i OKB-së, udhëheqës i gjitha operacioneve globale paqeruajtëse të OKB-së në botë, Ambasador i Francës dhe shumë poste tjera të rëndësishme. (Hapësirat e kolegjit Universum në kampusin e Lipjanit, ora 11:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton formimin e grupeve punuese për mbikëqyrjen e ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina mban në konferencë për shtyp rreth më të rejave të klubit. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 14:00)

- Prointegra organizon takim publik ''Kosova në lëvizje - Kontributi i diasporës''. (Online nëpërmjet ZOOM, ora 14:00)