26 Prill 2024

SBASHK do të mbështet Ministrinë e Arsimit në përgatitjet për vitin e ri shkollor

Prishtinë, 11 gusht - Ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj bashkë me shefin e kabinetit të tij  Gëzim Berisha janë takuar me kryetarin e  SBASHK-ut Rrahman Jasharaj.

Ministri Likaj ka informuar kryetarin  e SBASHK-ut për gjithë angazhimet e bëra deri tani për fillimin e vitit të ri shkollor bazuar në rrethanat aktuale duke theksuar se janë përgatitur  nga MASH-i tri opsionet e mundshme  dhe se për to do të diskutohet edhe në instancat më të larta të shtetit.

Kryetari Jasharaj ka thekuar se  SBASHK  me të gjitha mundësitë do të jetë në mbështetje në MASH-it  lidhur me angazhimet  për fillimin e vitit të ri shkollor.

Kryetari Jasharaj ka thënë  se cili do vendim lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor nuk është i lehtë dhe se kërkon angazhimin, jo vetëm të MASH-it, DKA-ve dhe SBASHK-ut , por edhe të gjithë institucioneve  qendrore e lokale.

"Mendojmë se duhet zhvilluar një debat edhe në Parlamentin e  Kosovës në mënyrë që të nxjerrën ide dhe të caktohen detyra konkrete për të gjithë", ka deklaruar Jasharaj.

Ai ka shtuar se nuk ka qenë veprim i drejt shkurtimi i mjeteve buxhetore të MASH-it me rastin e rishikimit të buxhetit sepse në cilën do variant që nis viti shkollor  konsiderojmë se MASH-i ka pasur nevojë për mbështetje shtesë buxhetore e jo të ndodhin shkurtime.

Në vazhdim të këtij takimi është arritur marrëveshja që të formohen komisionet nga MASH-i dhe SBASHK-u për të negociuar  lidhur me Kontratën e re Kolektive të Arsimit të Kosovës  në mënyrë që pas arritjes së marrëveshjes për tekstin përfundimtar edhe të nënshkruhet  kjo Kontratë  nga MASH-i dhe SBASHK-u.

Një çështje e rëndësishme që është debatuar në këtë takim është edhe ajo lidhur me mësimdhënësit e punësuar e që kanë 180 kredi.

Të dy palët janë pajtuar që kjo çështje të analizohet dhe të merren hapat konkret  për të zgjidhur ashtu si duhet  duke ndryshuar Udhëzimin Administrativ 10/2018 dhe duke iniciuar mundësinë që të fillohet me programin për ngritjen e profesionale  të tyre pa shkëputje nga puna.

Të dy palët janë pajtuar që me angazhime të përbashkëta  të vazhdojnë përpjekjet që të  arrihet zgjidhje e drejt dhe ligjore për punëtorët e arsimit që janë me sëmundje të rënda.

Ministri Likaj  duke  vlerësuar angazhimet e  SBASHK-ut edhe në këtë takim është shprehur se  do të vazhdojë  bashkëpunimi dhe se përfaqësues të sindikatës do të jenë të përfshirë në të gjitha komisionet dhe grupet punuese  , kudo që kanë mundësi të japin kontributin e  tyre në shërbim të arsimit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)