21 Tetor 2021

RYCO hap thirrjen për shkëmbime midis shkollave të mesme të Ballkanit

Prishtinë, 28 shtator - Ballkani Perëndimor – Aplikimet për Skemën e Shkëmbimit të Supershkollave të RYCO-s tashmë janë hapur.

Kjo mundësi e sapokrijuar për shkollat, nxënësit dhe mësuesit ka për qëllim të mbështesë proceset e paqes e pajtimit, si dhe dialogun dhe të mësuarit ndërkulturor midis shkollave, nxënësve dhe komuniteteve të tyre.

Duke marrë pjesë në këtë program, shkollat e mesme do të kenë mundësinë të aplikojnë, dhe nëse zgjidhen, të zbatojnë shkëmbime shkollë-me-shkollë, si dhe të marrin pjesë në veprimtaritë e programit të dedikuara ngritjes së kapaciteteve, krijimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit.

Programi, i cili do të zbatohet gjatë tre viteve të ardhshme, do të përqendrohet në mbështetjen e shkollave për të hartuar dhe zbatuar shkëmbime rinore, si dhe për të hartuar një skemë rajonale shkëmbimi shkollor, që do t’u mundësojë nxënësve të shkollave të mesme të marrin pjesë në programet afatgjata të shkëmbimit të RYCO-s.

Çdo shkollë e mesme, publike apo private, në vendet e Ballkanit Perëndimor, është e ftuar të aplikojë dhe shpenzimet e shkëmbimeve do të mbulohen nga RYCO, në kuadrin e projektit të zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, të bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian Union (EU) dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).

Çdo shkollë e interesuar, me anën e platformës online www.superschools.net, duhet të regjistrohet, të krijojë profilin e saj online dhe të gjejë shkollën e saj partnere nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnia dhe Hercegovina, Kosova*, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia); më pas, duhet të gjejë dhe propozojë në aplikimin e saj, veprimtaritë e përbashkëta gjatë shkëmbimit.

Shkëmbimet e vitit të parë do të bëhen nga shkurti deri në maj 2022 dhe çdo shkollë do të organizojë një vizitë shkëmbimi 6 deri në 10 ditore, tek shkolla e saj partnere, me një grup me 10 deri 20 nxënës dhe 1 deri në 2 mësues.

Me anën e kësaj skeme shkëmbimi, nxënësit dhe mësuesit do të kenë mundësinë të udhëtojnë, të prezantojnë veten, shkollat dhe zakonet e tyre tek shkollat mikpritëse, si dhe të mësojnë gjëra të reja për komunitetet lokale, pjesë të rajonit tonë.

Për të aplikuar deri më 28 tetor ose për më shumë informacion, vizitoni www.superschools.net ose kontaktoni Zyrën më të afërt Rajonale të RYCO-s.

Mbi Programin Supershkollat

Supershkollat është një program i RYCO-s për shkëmbimet shkollore në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që ka për qëllim të mbështesë proceset e paqes e pajtimit, si dhe dialogun dhe të mësuarit ndërkulturor midis shkollave, nxënësve dhe komuniteteve të tyre.

Programi është pjesë e një projekti me shumë donatorë “Skema e Shkëmbimit të Shkollave të Ballkanit Perëndimor”.

Ai bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe zbatohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH dhe Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).

Projekti ka një buxhet total prej 5.5 milion Euro dhe ndihmon në arritjen e objektivit të rritjes së aftësive dhe njohurive të të rinjve në Ballkanin Perëndimor duke përmirësuar sistemet e edukimit dhe promovuar bashkëpunimin në rajon, me anën e krijimit të një skeme të shkëmbimit shkollor rajonal.

Mbi RYCO-n

RYCO është një organizatë ndërqeveritare që promovon bashkëpunimin rajonal ndërkulturor midis të rinjve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Programet e RYCO-s përqendrohen në krijimin e mundësive për të rinjtë që të përfshihen në veprimtari që zhvillojnë të kuptuarit e përbashkët dhe pajtimin në fushën shoqërore, arsimore, kulturore dhe sportive.

RYCO është nismëtare dhe pjesëmarrëse në bërjen e politikave dhe reformave promovuese të paqes dhe bashkëpunimit.  RYCO mbështet zhvillimin e një mjedisi politik dhe shoqëror që fuqizon dhe mundëson shkëmbimet rinore.

RYCO i vë të rinjtë në qendër të punës së saj dhe beson se ata duhet të krijojnë një kulturë mobiliteti, shkëmbimi dhe pajtimi ndërkulturor.

Të rinjtë duhet të jenë kontribues aktivë të zhvillimeve demokratike, përparimit shoqëror e ekonomik, si dhe të integrimit Evropian, në rajonin gjithnjë e më të hapur të Ballkanit Perëndimor. Shoqëritë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të japin mbështetje proaktive për shkëmbimet rinore dhe përfshirjen e rinisë në dhe midis vendeve të rajonit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2021 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me shoqaten e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit për zgjidhjen e statusit të veprimtarëve invalidëve të plagosur para luftës çlirimtare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK organizon edicionin e 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”. (Ambientet e “ITP Park” në Prizren, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën “Ndikimi i dialogut me Serbinë në politikën e jashtme të Kosovës”. (Hotel Emerald, ora 10:30)

-  Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Ministria e Mbrojtjës organizon ceremoninë e betimit të rekrutëve të rijnë. (Kazerma e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit miraton listën e ngushtë të kandidatëve për Drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Mbahet edicioni i trtë i festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, Rruga Xheladin Hana nr. 98, ora 18:30)