19 Prill 2024

Rreth 2260 maturantë ritestohen në provimin Matura 2011

Prishtinë, 17 shtator - Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, sot ka oganizuar provimin e Maturës Shtetërore në 28 qendra shkollore në Kosovë.

Ritestimi i nxënësve po bëhet për shkakt të anulimit të provimit në afatin e gushtit pasiqë Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQSHM), konstatoi  parregullsitë.

Për administrim të suksesëshëm të këtij testi të dijes, MASHT ka angazhuar rreth 300 administrues, vëzhgues , komisioner dhe monitorues.

Zëvendësministri  i Arsimit njëherësh kryetar i Komisionit Qendrorë Shtetërorë të Maturës, Nehat Mustafa i shqëruar nga Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsmimit për komunën e Prishtinës Remzi Salihu, vizituan nxënësit  gjatë testit në  sh.f. “Dardania” dhe në sh.m.t. ”28  nëntori” në Prishtinë .

Me këtë rats Mustafa tha se vërehet një shkallë e lartë e pergjegjësisë së administruesve dhe vëzhguesve, por edhe një vetëdijësim i nxënësve dhe përkushtim i tyre që të bazohen vetëm ne njohuritë që kanë  për të plotësuar me sukses pyetësori.

\"Kjo është nje sfidë të cilën qdo ditë e mëshumë po përpiqemi ta bëjmë sa më të efektëshme dhe sa më të suksesëshme në kuptimin e krijimit të mundësive reale që nxënësit të shfaqin dijen e tyre  të fituar ndër vite” tha Mustafa.

Gjatë vizitës ktyre shkollave por edhe nga informatat që vijnë nga terreni u vërejt një shkallë e lartë e disiplinës  dhe seriozitetit  nga ana e administratorëve  por edhe e nxënësve për të përballuar me sukses këtë sfidë .

Sipas KQSHM-së , rezultatet pritet të dalin të hënën  - 19 shtator 2011

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)