17 Tetor 2021

Rifillon programi i komunikimit për nxënësit e shkollave të mesme

Prishtinë, 18 tetor - Programi i Tribunalit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim nisi sot një cikël të ri të paraqitjes së suksesshme të ligjëratave të veta në shkollat e mesme të Kosovës për vitin shkollor 2010 – 2011.

Programi i mbështetur prej Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, përfshin një sërë ligjëratash në 15 shkolla të mesme(gjimnaze) gjatë semestrit vjeshtor dhe dimëror të vitit shkollor si pjesë e lëndës Edukimi Qytetar.   

Janë hartuar ilustrime mediale që u paraqesin nxënësve të vitit të katërt punën e Tribunalit dhe sukseset e tij në nxjerrjen para drejtësisë të fajtorëve më të mëdhenj për krimet e luftës të kryera në Ballkan gjatë viteve ’90. Gjithashtu nxënësit do të mësojnë për kontributin e Tribunalit në lidhje me vërtetimin e fakteve dhe jetësimin e drejtësisë pas konfliktit në rajonin e tyre.

Në këtë cikël ligjëratash një përfaqësues i Qendrës për Të Drejtën Humanitare në Kosovë në bashkëpunim me Programin për Komunikim dhe Ndërgjegjësim, do të paraqesë informacion nga Libri i Kujtesës i cili është një katalog të dhënash i hartuar prej kësaj organizate joqeveritare që përfshin të dhëna për të gjitha viktimat e konfliktit në Kosovë.

Ligjërata për shkollat e mesme janë mbajtur më parë gjatë viteve shkollor 2006 – 2007 dhe 2008-2009 ku mbi 1200 nxënës të më shumë se 35 shkollave të mesme mësuan për punën e Tribunalit.

Tribunali është i përkushtuar në dhënien fund të mosndëshkimit dhe fuqizimin e respektit për shtetin ligjor, faktor me rëndësi jetike për ndërtimin e shoqërisë bashkëkohore dhe për përhapjen e këtyre vlerave veçanërisht midis brezit të ri kosovar.

Duke qenë se TPNJ-ja është drejt përmbylljes së mandatit të vet, Programi për Komunikim dhe Ndërgjegjësim po e dendëson veprimtarinë informuese në mënyrë që njerëzit në rajon të informohen dhe zgjerojnë dijenitë në lidhje me punën dhe arritjet e shumta të Tribunalit. Në këtë mënyrë Programi për Komunikim dhe Ndërgjegjësim synon të rrënjosë trashëgiminë e Tribunalit anembanë rajonit të ish-Jugosllavisë.

I iniciuar dhe zhvilluar prej Tribunalit, Programi për Komunikim dhe Ndërgjegjësim shënoi përvjetorin e dhjetë vitin e shkuar. Programi është mbështetur nga Komisioni Evropian.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Tetor 2021

 - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon Ilucidare Playground: “Guralec: Moving Rocks” dhe Konferencën “Përtej mureve dhe bindjeve”. Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë