24 Prill 2024

Qendra e Studentëve këtë vit do të pranojë 3600 studentë

Prishtinë, 4 shtator - Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), do shpallë konkursin për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2012/2013 me datën 05 shtator ditë e mërkure.

Gjatë këtij viti QS do të pranojë rreth 3600 studentë, për të cilët ofron strehimin dhe ushqimin si dhe aktivitetet tjera në hapësirat për lexim,studim, sport dhe aktivitete tjera të ndryshme.

Edhe këtë vit, përparësi pranimi do të kenë studentët që vijnë nga kategoritë e ndryshme të luftës dhe kategoritë tjera me gjendje të rëndë sociale, të cilët poashtu do të lirohen nga pagesa.

Ndërsa, duke qenë se Kosova tashmë ka një numër të madh të studentëve dhe kapacitetet e QS-së nuk mund t’i mbulojnë të gjitha kërkesat, janë vendosur kriteret për pranim. Kriter themelor për të aplikuar është që kandidati të jetë student i rregullt në UP, ndërsa kritere tjera tashmë të vendosura janë: nota mesatare e studentëve, largësia nga kryeqyteti,etj.

Edhe gjatë këtij viti, çmimi do të jetë i njëjtë, sikur edhe vitin e kaluar, pra 70 euro në muaji (40 euro banimi dhe 30 euro ushqimi).

Tashmë janë në përfundim përgatitjet për pritjen e banorëve të rinj të Qendrës. Në kuadër të këtyre përgatitjeve është bërë termoizolimi i jashtëm i konvikteve, gëlqerosja e brendshme, rregullimi i nyjeve sanitare , riparimi i pajisjeve në Mensën e studentëve, si dhe meremetimet e tjera të nevojshme. Si investim i cili vlen të veçohet është funksionalizimi i Palestrës sportive 1 Tetori , pra në këtë sallë do të vendoset parketi dhe do të ketë ndërhyrje në ndriçim të brendshëm.

Me këtë investim në QS do të shtohen aktivitetet sportive dhe kulturore për studentë dhe sportistë , aktivitete te cilat kanë munguar për një kohë të gjatë .

 Gjithashtu me fillim te vitit akademik ne mensën e studenteve do të aplikohet sistemi i digjital për menaxhimin  dhe shfrytëzimin e shujtave nga ana e studentëve . Studentët tash e tutje do të pajisen me kartele digjitale dhe të njëjtit nuk do të kenë nevojë për triskat dhe zhetonët që deri me tash kanë qene ne përdorim.

Tashmë, Qendra e Studentëve ofron shërbim të internetit me wi-fi në tërë hapësirën e qendrës.

Gjatë këtij viti, cilësia e shërbimeve në QS do të jetë edhe më kualitative se vitet e kaluara dhe vlerësojmë se dalëngadalë po krijohen kushte komode për studentë, sepse tashmë ofrohen shumë shërbime që janë në interes të tyre dhe e bëjnë më të lehtë dhe më atraktive jetën studentore.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)