01 Gusht 2021

Punëtorët e arsimit të përkushtuar në realizimin e misionit të tyre

Prishtinë, 30 mars - Të gjendur në një situatë të re nga 11 marsi e këndej punëtorët e arsimit nuk e kanë harxhuar kohën kot, por kanë krijuar rrjete komunikimi me nxënësit dhe prindërit duke vazhduar procesin mësimor në rrethana të reja.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) konsideron se ky komunikim po mundëson që të bashkëbisedohet për njësitë mësimore të përgatitura nga MASHTI e që po prezantohen në RTK, por janë të shumta rastet kudo në Kosovë që edhe mësimdhënësit po përgatisin njësi mësimore sipas planit dhe ato po i plasojnë në rrjete sociale duke komunikuar në të njëjtën kohë me nxënësit e tyre për të dhënë edhe detyra e duke i kontrolluar ato.

SBASHK-u është në takime të vazhdueshme nga larg me stafin qendror, por edhe me veprimtarë sindikal nga Arsimi Parauniversitar dhe Universitetet duke u dhënë mbështetje e duke përgëzuar gjithë punëtorët e arsimit që edhe në rrethana të vështirësuara, nuk janë larguar për as një moment nga misioni i tyre i shenjtë, por vazhdojnë punën me përkushtim e zell duke i dhënë forcë e vlerë trekëndëshit të famshëm mësimdhënës - nxënës-prindër e duke mundësuar kështu vazhdimin e procesit edukativ e arsimor.

SBASHK-u mban takime të përditshme nga larg me stafin qendror dhe me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve, por për të qenë sa më afër kolegëve tanë kudo në Kosovë ka nisur me takimet nga larg edhe me kryetarët e shoqatave sindikale. Në një takim të tillë me veprimtarët sindikalë nga Vitia është zhvilluar një bashkëbisedë e frytshme dhe SBASHK përgëzon kolegët tanë nga kjo komunë që po bëjnë angazhime të mëdha e po shënojnë arritje të shumta duke zhvilluar procesin mësimor nga larg me nxënësit e tyre.

Takimet e tilla do të vazhdojnë fillimisht me kolegët sindikalistë nga komunat që janë më të prekura nga Coronavirusi në mënyrë që bashkërisht të shtrojnë ide e të angazhohemi në kryerjen e misionit të shenjtë të mësuesit edhe në këto kohë të vështira.

Punëtorët e arsimit janë dëshmuar në të kaluarën e po dëshmohen edhe tani se qëndrojnë në ballë të angazhimeve duke realizuar misionin e tyre dhe obligimin e tyre për arsimimin dhe edukimin e brezave pavarësisht sfidave dhe vështirësive të kohës.

SBASHK-u në kuadër të angazhimeve në shërbim të arsimit në këto rrethana të reja është duke komunikuar me psikologë e pedagogë shkollash me qëllim që bashkërisht të krijojnë mundësi që prindërit të komunikojnë me ta nga larg për të marrë përgjigje profesionale për çështje të veçanta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)