29 Mars 2024

Publikohen rezultatet e vlerësimit ndërkombëtar TIMSS

Prishtinë, 8 dhjetor - Organizata ndërkombëtare për vlerësim IEA sot ka publikuar rezultatet e vlerësimit ndërkombëtar Trends in International Mathematics and Science Study (TIMSS), në të cilin Kosova ka marrë pjesë për herë të parë me nxënësit e klasave të katërta.

Ky studim ndërkombëtar i cili organizohet nga viti 1995, matë arritjet e nxënësve në matematikë dhe shkencë çdo katër vjet duke administruar teste në një mostër nxënësish në klasën e katërt dhe të tetë.

TIMSS 2019 është cikli i shtatë i këtij vlerësimi ku Kosova mori pjesë për herë të parë vetëm në vlerësimin e klasës së katërt me 4435 nxënës që kanë marrë pjesë në test nga gjithsej 219 klasat e përzgjedhura në 145 shkolla.

Sipas rezultateve të publikuara, arritshmëria mesatare e nxënësve të Kosovës në matematikë është 444 pikë, ndërsa arritshmëria mesatare e nxënësve të Kosovës në shkencë është 413 pikë.

Për dallim nga vlerësimi ndërkombëtar PISA ku Kosova në matematikë kishte arritur 366 pikë, në vlerësimin TIMSS është shënuar rezultat më i kënaqshëm me 444 pikë. Ndërsa në shkencë, në vlerësimin PISA, Kosova kishte 365 pikë, ndërsa në vlerësimin TIMSS ka 413 pikë.

Po ashtu, edhe në rangimin e shteteve, në vlerësimin TIMSS, Kosova gjendet më lartë dhe nuk ka dallime të theksuara me disa nga vendet e rajonit si Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi.

Bazuar në këto rezultate, MASh do ta hartojë edhe një raport më të detajuar, megjithatë, informatat e para, të publikuara sot, mund t’i gjeni në linkun: 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)