19 Qershor 2021

Provimi i Maturës do të organizohet me datën 26 qershor

Prishtinë, 25 maj - Me kërkesë të Drejtorive Komunale të Arsimit (DKA), konkretisht shkollave, për shkak të afatit të shkurtër të paraqitjes së provimit për arsye se ka pasur lëvizje të kalendarit shkollor, është vendosur që Provimi i Maturës të shtyhet, pra të mbahet më 26 qershor 2021.

Si pasojë e pandemisë Covid-19, e cila ka reflektuar në shumë dimensione në ecurinë dhe mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor në vitin shkollor 2020/2021, si dhe në reduktimin e përmbajtjes mësimore dhe mbajtjes së orëve mësimore me orar të shkurtuar edhe këtë vit sikurse vitin e kaluar, Provimi i Maturës do të mbahet brenda një dite.

Komisioni Shtetëror i Maturës dhe MAShTI mbeten të përkushtuar që Provimi Shtetëror i Maturës të realizohet konform kritereve dhe standardeve të përcaktuara me ligj.

MAShTI fton të gjitha institucionet përkatëse, drejtoritë komunale të arsimit, shkollat dhe të gjithë të përfshirët në këtë proces, që të jenë në nivel të detyrës dhe të ndërmerren të gjitha masat duke mundësuar një proces të drejtë, korrekt dhe të besueshëm.

Bazuar në rekomandimet e Komisionit, paraqitja e Provimit të Maturës do të bëhet nga data 7 deri më 15 qershor 2021.

Publikimi i rezultateve të Provimit të Maturës do të bëhet më datën 5 korrik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2021 - Pishina e Gërmisë hap dyert për sezonin veror 2021. (Gërmia, Prishtinë, ora 10:00)    

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe forumZFD promovojnë librin “Përtej dhimbjes, drejt guximit: Rrëfime për traumën e dhunës seksuale në luftë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës në të cilen do të shqyrtojë dhe miratojë rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bën homazhe te varri i veprimtares Nekibe Kelmendi, në 10 vjetorin e vdekjes. (Varri i Nekibe Kelmendi, ora 12:00)

- Komuna e Mitrovicës do të bejë përurimin e rrugës së asfaltuar në fshatin Kovaqicë të Shalës së Bajgores. (Fshati Kovaqicë, ora 14:00)