26 Prill 2024

Promovohet monografia “Shkolla Shqipe në Suedi”,

Stokholm, 8 tetore - Me ftesën e institucioneve arsimore kulturore shqiptare që veprojnë në Suedi, si dhe institucioneve të arsimit të komunës së Angelholmit, një delegacion i MASHT-it në prëbërje të këshilltari të ministrit Ragip Gjoshi, dhe drejtorit të DZHAP, Agim Bërdyna ka qndruar në vizitëdisa ditore në këtë vend.

Qëllimi i kësaj vizite ishe njohja me punën, veprimtarinë, dhe organizimin e shkollës shqipe në këtë vend.

Me këtë rast ky delegacion i pritur nga këshilltari i jashtëm i Ministrisë se Diasporës Xhevat Isufi, përveq që ka vizituar disa shkolla të arsimit parauniversitar në qytetin e Angelholmit, është pritur edhe nga Deputetja e kësaj zone në Parlamentin e Suedisë, dhe Kryetarja e Komisionit për Arsim, Margareta Palsson, dhe nga drejtues të arsmit të kësaj treve.

Deputetja znj. Palsson ka prezantuar një pasqyrë të gjithë sistemit të arsimit të të gjitha niveleve në Suedi.

Ajo  ka folur fjalë miradie për organizimin e punës  së  mësimit në gjuhën shqipe, më pastaj është ineterusar të mësojë më shumë për funskionim e sistemit të arsimit në Kosvë.

Ky delegacion mori pjesë edhe në Promovimin e monografisë “Shkolla Shqipe në Suedi”, duke u vlerësuar se ky libër është një kronikë reale e punës së shkollës përmbi dyzet vjeçare.

Në fund të këtij manifestimi në emër të MASHT-it, z.Ragip Gjoshi për aktivitet të suksesshëm shumë vjeçar në zhvillimin e mësmit në gjuhën shqipe, në kontributin për ruajtjen e kulturës dhe identitetit kombëtar u ndan disa mirënjohje për më meritorët.

Ndër aktivitetet që duhet vequar është edhe pjesëmarrja në Festivalin e Poezisë dhe Muzikës Krijuese Shqiptare në Daisporë, që u mbajt në Malme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)