19 Mars 2024

Profesori Arben Sahiti renditet si shkencëtari më i mirë i Universitetit të Gjilanit

Gjilan, 15 dhjetor - Profesori i Fakultetit Ekonomik në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Ass. Dr. Arben Sahiti, është renditur si shkencëtari më i mirë në UKZ për vitin 2021, sipas AD Scientific Index.

Renditja që del nga ky indeks e vendos profesorin Arben Sahitin në mesin e shkencëtarëve më me ndikim në Republikën e Kosovës jo vetëm nga fusha e Ekonomisë, por nga të gjitha disiplinat shkencore.

Sipas Prof. Ass. Dr. Arben Sahiti  kjo e arritur është falë punës së vazhdueshme të tij dhe falë promovimit të hulumtimeve shkencor të UKZ-së: ‘’Ky sukses është rezultat i përkushtimit të pashoq dhe punës kërkimore, si dhe mbështetjes së vazhdueshme të Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ të Gjilanit përmes politikave akademike që janë dizajnuar për të promovuar hulumtimin shkencor në mesin e stafit akademik’’, ka thënë profesori Sahiti.

Lista e shkencëtarëve më me ndikim në botë është përgatitur gjatë një studim të kryer nga një ekip profesorësh të Universitetit Stanford, që përfshin një renditje prej 7 milionë shkencëtarësh nga e gjithë bota, në të cilën janë të përmbledhura 22 fusha dhe 176 nën-fusha studimi.

Renditja e shkencëtarëve më me ndikim në botë për vitin 2021 është rezultat i një analize gjithëpërfshirëse, për përpilimin e së cilës janë analizuar një numër i madh treguesish, siç janë numri i përgjithshëm i punimeve shkencore të publikuara, citimet, citimet e indeksit- h, citimet e indeksit- i10, vitet e kaluara nga puna e parë shkencore e botuar nga shkencëtarët, si dhe ndikimi i përgjithshëm i shkencëtarëve në fushën përkatëse të hulumtimit shkencor.

Ndryshe, Profesori Arben Sahiti është Profesor i Asistent në Fakultetin Ekonomik, në fushën e Financave dhe Kontabilitetit në Universitetin Publik “Kadri Zeka”.

Ai është autor dhe bashkautorë i një numri të madh të publikimeve shkencore të botuara në revistat prestigjioze në indeksuar në databazat kredibile duke përshirë Scopus dhe Web of Science, po ashtu ka marrë pjesë në një numër të konsiderueshëm të konferencave  shkencore ku ka prezantuar publikimet e tij   edhe  në vende të ndryshme të Evropës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)