04 Tetor 2022

Profesorët kujtojnë përjetimet e tyre në kohën kur ata ishin studentë të UP-së

Prishtinë, 10 shkurt - Universitet i rezistencë, i zhvillimit, i shkencës, i dijes dhe themel i shtetit, ishin disa nga epitetet që Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” mori në aktivitetin e sotëm “dialog mes brezash: Universiteti i Prishtinës në 5 dekada”, i organizuar për nder të 50 vjetorit të themelimit të këtij institucioni.

Në këtë aktivitet u prezantua hulumtimi i studentëve të vitit të dytë të departamentit tësociologjisë të Fakultetit Filozofik të UP-së, i cili solli rrëfimet e studentëve dhe profesorëve të dikurshëm të Universitetit të Prishtinës.

Bleona Kurteshi, solli përjetimet e ish-studentëve të UP-së rreth asaj se si ka qenë të jesh student i këtij universiteti.

“Në bazë të të dhënave që i kemi mbledhë nga respodentët, me qenë student dhe profesor i UP-së në vitet e ’70-ta ka nënkuptuar krenari, kënaqësi dhe prestigj. Një ish – student ka thënë se ka qenë ndjenjë e tillë si me qenë president”, tha Bleona.

Ndërsa, Fatma solli gjetjet e hulumtimit rreth sfidave të studimit në UP për pesë dekada.

“Gjatë viteve të ’70-ta studentët janë përballur me sfida të shumta, por ideali ka qenë i madh. Në atë kohë shumë pak kanë studiuar femrat, e më shumë meshkujt. Ata që kanë marrë pjesë në protesta, janë denoncuar. Madje, ka pas raste kur i kanë detyruar me e hangër librin, veç pse ka qenë i shkruar në shqip.  ”, tha ajo.

Goneta Ademaj, tregoi për kushtet e studimit në UP në pesë dekada.

“Në vitet e ’70-ta konviktet, sipas respodentëve kanë qenë të mira. Gjithashtu, studentët e dalluar janë pajisur me kredi. Krahas tyre, studentët janë përballur me mungesën e librave si dhe ligjërimi ka qenë në gjuhën serbe”, tregoi Egzona.

Në fund të prezantimit, Ridona Berisha solli jetën studenore në UP, përgjatë këtyre pesë dekadave.

“Duke u bazuar në të dhënat e hulumtimit, jeta studentore në vitet e ’70-ta karakterizohet me aktivitete të shumta kulturore, me mbramje shoqërore të organizuara nga studentët dhe me hapësira të rezervuara për kohë të lirë. Sipas tyre, në atë kohë ka pasur shfaqje, teatër, balet. Ka pas shumë aktivitete, filma artistikë, mbrëmje letrare, mbrëmje shoqërore e madje edhe ballo”, tregoi Ridona.

Përveç hulumtimit, ish-studentët në UP, prof. dr. Marjan Dema, z. Shaip Emërllahu, z. Milot Cakaj, znj. Rrezarta Reka dhe znj. Vesa Turjaka sollën para publikut përjetimet e tyre në kohën kur ata ishin studentë të UP-së.

Ky aktivitet nis “Javën e Universitetit” e cila do të zgjas deri më 15 shkurt 2020, datë e cila shënon zyrtarisht themelimin e këtij universiteti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 tetor 2022 - Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e administratës së Parlamentit të Republikës së Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 8:30)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet komunave të rajonit, Prishtinës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës dhe Fushë Kosovës dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga analiza e procedurave të prokurimit publik lidhur me shpenzimet publike të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar gjatë periudhës 2020 – 2022. (Restorant Boho, ora 10:00)  

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportn Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve kulturore artistike brenda institucioneve korrektuese, nesër në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, do të shfaqet Filmi “ Sffaragette”. (Qendra Korrektuese për Femra Lipjan, ora 11:00)

- Me rastin e 4 Tetorit, “Ditës Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve”,  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-në Fondacioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve si dhe Fondacioni për mbrojtjen e kafshëve Vier Pfoten Kosova do të shënojmë këtë ditë në Pyllin e Arinjve Prishtina. (Fshati Mramor, afër liqenit të Badovcit, ora 11:00)
 
- Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec, përgjatë gjithë muajit tetor, si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, çdo ditë pune ofron shërbimin e mamografisë falas për të gjithë. (Rahovec, ora 11:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Agron Llugaliu dhe Doganës së Shqipërisë Genti Gazheli do të inspektojnë punët në hapësirat e përbashkëta të Portit të Durrësit. (Porti i Durrësit, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Francës, Olivier Guerot. (Kabineti i kryetarit, ora 12:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit!)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjit për Sigurinë e përgjithshme të produkteve si dhe formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ=së, ora 13:30)