03 Shkurt 2023

Prezantohen shkaktarët që rrezikojnë mbylljene Fakultetit të Gjeoshkencave

Mitrovicë, 25 shkurt -  Sot në hapësirat e rektoratit të Universitetit të Mitrovicës "Isa Boletini' (UMIB), ADMOVERE e mbështetur nga KFOS promovon raportin "Gjendja në Fakultetin e Gjeoshkencave të Universitetit të Mitrovicës". 

Raporti synon të vë në pah shkaktarët që rrezikojnë mbylljen e programeve të Fakultetit të Gjeoshkencave, si dhe pasojat që mbyllja e këtyre programeve do të sillte për ekonominë dhe industrinë e vendit.

Po ashtu, raporti përqëndrohet në rrezikun e mosakreditimit institucional të UMIB-it për herë të dytë, me ç’rast programe deficitare studimi do të ishin në rrezik të shuarjes, si dhe implikimet që kjo do të kishte për zhillimin e vendit.

Disa nga pyetjet të cilave jemi munduar t’u japim përgjigje në këtë raport janë:

- Pse nuk është akredituar institucionalisht UMIB-i dhe çfarë ndikimi ka pasur kjo për
Fakultetin e Gjeoshkencave, si dhe për UMIB-in në tërësi?
- A është shqyrtuar ankesa e UMIB-it ndaj vendimit të KShC-së?
- A ka rënie apo rritje të numrit të studentëve në programet studimore të Gjeoshkencave?
- Cilat janë programet me numrin më të madh dhe më të vogël të regjistrimit të studentëve?
- Cili është fakulteti me më së shumti bursistë ndër vite në UMIB?
- Sa është numri total i inxhinierëve të punësuar në KEK, Trepça dhe KPMM?

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)