19 Prill 2024

Policia e Kosovës të ligjërojë në shkolla për dukuritë negative

Prishtinë, 3 korrik - Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa ka pritur sot në takim udhëheqësen e Departamentit për Drejtësi në Ambasadën Amerikane, Drita Pereziq, me të cilën ka biseduar rreth iniciativës së këtij departamenti për një fushatë vëtëdijësuese në shkollat e Kosovës për dukuritë negative si: dhuna në familje, droga nëpër shkolla, trafikimi me njërëz, prostitucioni etj.

Znj. Pereziq, foli për rreth idesë, për të cilën tha se ligjërues për të gjitha këto dukuri do të ishin njerëz kompetent nga Policia e Kosovës.

“Kështu, mendojmë, që nxënësit përveq që do të marrin informatën, do të krijonin edhe një afërsi me policinë, gjë që do të shkonte gjithmonë në të mirë të komunitetit”, tha ajo, ndërsa theksoi se ky do të ishte një ligjërim i standardizuar.

Zëvendësministri Mustafa falenderoi Ambasadën Amerikane dhe Departamentin e Drejtësisë në këtë ambasadë për iniciativa të tilla me interes për shkollën dhe nxënësit e Kosovës dhe tha se nga ana e Ministrisë së Arsimit, nuk do të ketë asnjë pengesë për realizimin e kësaj fushate.

“Jo që nuk do të ketë pengesa që Policia e Kosovës të ligjërojë në shkolla për dukuritë negative, por ne e mirëpresim një iniciativë të tillë, sepse çfarëdo sukesi që ka shkolla, nuk ka bërë asgjë  nëse nuk e bën një fëmijë të shëndoshë, të edukuar dhe të ruajtur nga dukuritë devijante”, tha ai.

Mustafa i vlerësoi si shumë inkurajuese të dhënat e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës, që dëshmojnë për rënien e dhunës në shkollat e Republikës së Kosovës. Ai theksoi se kjo është meritë e punës së përbashkët të MAShT-it, pushtetit lokal, shkollës, nxënësve, prindërve, policisë, shoqërisë civile dhe institucioneve tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Pilotimi i projektit për vetëdijësimin e nxënësve për forma të ndryshme të dukurive negative do të fillojë me dhunën në familje për të vazhduar më pas me dukuri të tjera.

Zëvendësministri Mustafa dhe znj. Pereziq u morën vesh që të formohet një grup i përbashkët nga MAShT-i, departamenti i drejtësisë i Ambasadës Amerikane dhe Policia e Kosovës, në mënyrë që të hartohet një plan i përbashkët, i cili do të pilotohej në disa komuna të caktuara dhe të implementohej konform planprogrameve në lëndë të caktuara shkollore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)