25 Prill 2024

Përmbyllet programi i USAID-it Lidershipi Transformues - Bursat dhe Partneritetet

Prishtinë, 18 qershor - Programi i USAID-it Lidershipi Transformues (TLP) - Bursat dhe Partneritetet, aktivitet ky pesëvjeçar i cili pati për qëllim zhvillimin e një kuadri udhëheqësish që do t’u prinin ndryshimeve të rëndësishme në fushën ekonomike, politike dhe atë shoqërore në Kosovës, përmes bursave, zhvillimit të lidershipit dhe partneriteteve me universitetet në Sh.B.A., po përfundon.

 TLP u ka mundësuar 181 studentëve që të fitojnë diploma të nivelit master dhe 107 bursistëve të tjerë të përfundojnë programe të çertifikimit profesional në Shtetet e Bashkuara.

Kjo ngjarje do të shënojë suksesin e këtyre studentëve dhe vetë aktivitetit.

Programi i USAID-it Lidershipi Transformues - Bursat dhe Partneritetet u realizua në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndërsa partner implementues ishte World Learning. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)