28 Mars 2024

Përfundon IT pilot-projekti në fushën e arsimit

Prishtinë, 25 janar - Zëvendësministri i arsimit Nehat Mustafa , ka marrë pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “IT pilot projektit në fushën e arsimit”.

Ky projekt, që ka për qëllim aftësimin e mësimdhënësve për përdorimin e teknologjisë informative në mësimin elektronik E-Learning në shkolla, është financuar nga Komisioni Evropian. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe përfaqësuesi i Komisionit evropian, z. Helmut Shramke - udhëheqës i projektit.

Me rastin e ndarjes së certifikatave për mësimdhënësit e shkollave të rajonit dhe komunës së Prishtinës, zëvendësministri i arsimit Nehat Mustafa tha se “Ministria e Arsimit po bën përpjekje të vazhdueshme për rritjen e cilësisë në arsim dhe krahas kësaj ofrimin e mundësive për përfitim të njohurive dhe metodave bashkëkohore të mësimdhënies. Ndërkaq, integrimin e TIK-ut në sistemin arsimor e ka si një ndër prioritetet e saja “.

Zv/ministri Mustafa ka përgëzuar mësimdhënësit për angazhimin dhe interesimin e tyre për t’u aftësuar për përdorimin e teknologjisë informative në mësimin elektronik, njëherësh ka falënderuar përfaqësuesit e Komisionit Evropian për kontributin e tyre për implementimin e projektit TIK në shkollat tona.

 Helmut Shramke, ka falënderuar Ministrinë e Arsimit , përfaqësuesit e institucioneve arsimore të përfshira në këtë pilot projekt dhe mësimdhënësit e trajnuar për qasjen serioze dhe profesionale.

Ndryshe në këtë projekt janë përfshirë 40 institucione publike arsimore, ose 2500 mësimdhënës të këtyre shkollave .

Projekti ka filluar në vitin 2010 dhe përfundon më 31 janar 2012 .

Pritet që Komisioni Evropian të shqyrtojë mundësinë e vazhdimit edhe të fazës së dytë të projektit ku do të përfitonin edhe më shumë shkolla se në fazën e parë .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)