19 Prill 2024

Për shkakt të motit ndërpritet mësimi për një javë

Prishtinë, 5 shkurt - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka marrë vendim që javën e ardhshme të mos mbahet mësim në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Këtë vendim, ministri Buja e ka marrë për shkak të motit që po mbretëron në gjithë Kosovën, i cili ka vështirësuar në masë të madhe lëvizjen qytetarëve dhe paralajmërimit se edhe gjatë javës së ardhshme do të mbretërojë mot i ftohtë dhe me reshje.

Duke qenë se informatat e vazhdueshme që MAShT-i i ka nga terreni, e që flasin për një gjendje tejet të vështirësuar të lëvizjes, është vendosur që mësimi të ndërpritet nga dita e hënë (6 shkurt) deri në ditën e premte (10 shkurt) në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.

Mësimi rifillon të hënën më 13 shkurt 2012.

Ditën e humbura të mësimit do të kompenzohen në fund të vitit shkollor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)