30 Nëntor 2022

Pëfundoi konferenca “Vizioni për maturën 2015 në Kosovë”

Prishtinë, 23 nëntor - Konferenca  me temë “Vizioni për maturën 2015 në Kosovë” përfundoi punimet dyditore ku morën pjesë një numër i madh i pjesëmarrësve vendor ë dhe ndërkombëtarë (Sllovenia, Holanda, Gjeorgjia, Shqipëria), si dhe donatorëve dhe partnerëve të arsimit në Kosovë.

Konferenca kishte për qëllim shqyrtimin e mundësive dhe modaliteteve të reformimit të provimit shtetëror të Maturës, duke synuar që ky test të bëhet valid dhe i besueshëm për certifikim të njohurive të shkollimit të mesëm dhe vazhdimin e shkollimit të lartë.

 Nehat Mustafa, zëvendësministër dhe kryetar i KQSHM-së (Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës) vlerësoi se konferenca ishte shumë e suksesshme dhe “ofroi një bazë të mirë për MAShT në shqyrtimin e opsioneve dhe modaliteteve të reformimit të testit të Maturës si përkushtim i vazhdueshëm i MAShT.

Organizimi i kësaj konference dëshmon qartë qasjen dhe përkushtimin e MAShT në përmirësimin e mëtutjeshëm të testit të Maturës dhe qasjen e orientuar të MASHT drejt reformës në arsimin në përgjithësi”.

Duke marrë parasysh përvojat ndërkombëtare të prezantuara në konferencë, diskutimet dhe idetë e shfaqura drejtëpërdrejtë nga Drejtoritë Komunale të Arsimit, Drejtorë të Shkollave, Mësimdhënësit, Universitetet Publike si palë të drejtëpërdrejta në proces, si dhe duke marrë parasysh praktikat dhe përvojat e deritanishme të MAShT në organizimin e testit të Maturës, konferenca nxori konkludimet në vijim:

- MAShT duhet të definojë qartë qëllimin e testit të Maturës, si qëllim i dyfishtë, për certifikimin e njohurive nga shkollimi i mesëm i lartë dhe vazhdim i shkollimit në arsimin universitar. Në këtë rast, për qëllim të certifikimit të njohurive të zotëruara në arsimin e mesëm të lartë, testi i maturës do të testojë njohuritë dhe shkathtësitë që mësohen sipas planprogrameve ekzistuese si dhe në të ardhmen planprogramit të ri që është duke përgatitur MAShT.

Ndërsa, në anën tjetër, për qëllime të pranimit të nxënësve në Universitete, testi i Maturës duhet të testojë shkathtësitë që kërkojnë Universitetet/Fakultetet përkatëse për studim në programet e tyre akademike, duke mundësuar rol më të madh të Universiteteve në këtë proces. Modalitetet e zbatimit pritet të zbërthehen në kuadër të punës së KQSHM-së dhe MASHT në muajt në vjim.
 
- Duhet të funksionalizohet modaliteti i testit me pjesën e obliguar dhe pjesë zgjedhore, duke respektuar profilet e ndryshme të programeve shkollore në Kosovë dhe duke pasur parasysh mundësitë dhe opsionet e ndryshme të vazhdimit të shkollimit të lartë që nxënësit i kanë aktualisht.

- MAShT do të punojë në modalitetet e rritjes së besueshmërisë dhe validitetit së testit të Maturës në mënyrë që nxënësit e të gjitha profileve arsimore të testohen në mënyrë të drejtë dhe testi i Maturës të jetë test i pranueshëm për të gjitha palët;

- MAShT duhet të vazhdojë me reformën e nisur në vitin 2011 rreth administrimit të testit të Maturës në salla të hapura, por në të ardhmen të mos ketë më shumë se 150 nxënës në sallë. Risitë në vitin 2011 kanë rezultuar në një rezultat më të besueshëm të testit të Maturës.

Në të njëjtën kohë MAShT duhet të punojë rreth identifikimit të adminstruesve profesional të testit duke anuluar praktikën e tanishme të emërimit të adminsitruesve nga autoritetet komunale. Administruesit zgjedhen në bazë të performancës së tyre, në baza kontraktuale, dhe bëhet trajnimi i tyre adekuat si dhe informimi me kohë i detyrave dhe përgjegjësive gjatë ditës së testimit.

- Duhet të rritet llogaridhënia në sistemin e organizimit të testit të Maturës dhe masat e ndëshkimit duhet të ndërmerren për të gjithë ata që shkelin rregullat e organizmit të testit duke përfshirë edhe administruesit dhe nxënësit.

- Përkundër punës së mirë deri tani, MAShT duhet të punojë në informimin më të mirë dhe me kohë të të gjitha palëve në proces, sidomos në rastet kur futen risi në testin e Maturës ku informimi duhet të jetë më i hershëm dhe substancial.

- Zbatimi i ndryshimeve në testin e Maturës duhet të planifikohet mirë dhe në mënyrë graduale, duke pasur parasysh kapacitetet financiare dhe njerëzore në dispozicion.

MAShT mbetet e përkushtuar në vazhdimin e punës rreth reformimit të testit të Maturës në mënyrë që ky test të bëhet edhe më valid dhe në harmoni edhe me aspiratat e MAShT dhe praktikat e mira ndërkombëtare.

Si rezulatat, MAShT do të hartojë planin 5 vjeçar të përmirësimit të Maturës të cilin do ta zbatojë edhe me mbështetjen e donatorëve dhe partnerëve të arsimit.

Konferenca 2 ditore “Vizioni për Maturën 2015 në Kosovë” u organizua në mbështeje të Bankës Botërore perms projektit IDEP.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 nëntor 2022

- Iniciative për Drejtësi dhe Barazi INJECT dhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet IKS organizojnë diskutimin publik për iniciativat e reja ligjore për Mbrojtjen e Grave. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Kosova Women 4 Women  në bashkëpunim me Departamentin e Punës Sociale të Universitetit të Prishtinës organizon konferencën "Politikat në veprim kundër dhunës në baza gjinore". (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton kërkesën për shtim të mjeteve buxhetore për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë në Projektligjin për Buxhet për vitin 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me Fabian Salvioli raportues special i OKB-së për promovimin e së vërtetës, drejtësisë, dëmshpërblimit dhe garancive për mospërsëritje të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Agjencia e Punësimit në bashkëpunim me GIZ Kosova, Universitetin e Prishtinës dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare organizojnë ceremoninë e hapjes së edicionit të shtatë të Panairit Kombëtar të Punës, Karrierës dhe Ndërmarrësisë. (Salla “1 Tetori”, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportet lidhur me shqyrtimin e Projektligjit për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Institutit për Politika Zhvillimore organizon edicionin e dytë të Forumit të OZhQ-ve me titull ‘Koordinimi në mes të nivelit lokal dhe qendror të qeverisjes për zbatimin e Agjendës 2030'. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon konsultimin publik me qytetarë për planin e Mobilitetit Urban në Rahovec. (Hotel Park Plaza, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, nga fushëveprimi që mbulon Komisioni për Legjislacion. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban Kuvendin e VIII Zgjedhor Qendror. (Hotel Amazona, ora 11:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit​ të Republikës së Kosovës në të cilën do të paraqitet në interpelancë me kryeministrin, Albin Kurti për çështjen: "Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport mesituatën e krijuar në vend". (Kuvendi i Kosovës, ora 11:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të vizitojnë Komunën e Kamenicës me ç ‘rast do të​ takohen me Kryetarin, Kadri Rahimaj. (Komuna e Kamenicës, ora 12:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të vizitojnë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët, "Xhavit Ahmeti" në fshatin Hodonoc, Komuna e Kamenicës. (Objekti i Shkollës në fshatin Hodonoc, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së, ora 14:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci do të jenë afër grave që udhëheqin biznese, znj. Ibadete Sadiku, znj. Kadrije Mustafa dhe znj. Emine Kërhanaj. (Kamenicë, ora 15:00)