19 Tetor 2021

OSBE hap qendrën për mbështetje të studentëve në Graçanicë

Prishtinë, 13 tetor  – Misioni i OSBE-së në Kosovë, Universiteti i Mitrovicës (UM), dhe OJQ Qendra për Paqe dhe Tolerancë do të hapin nesër një qendër për mbështetje të studentëve në Graçanicë. Qëllimi i qendrës është që të sigurojë mbështetje për rreth 250 studentë në kampusin e UM-së në Graçanicë duke iu ndihmuar atyre që të kenë qasje në resurset online, organizojnë ngjarje e grupime studentore si dhe të diskutojnë për mundësitë e ardhshme për karrierë.

Përveç kësaj, qendra do t’iu ofrojë studentëve këshilla për karrierë që t’iu ndihmojë atyre të arrijnë potencialin e plotë dhe të korrin përfitimet maksimale nga arsimimi i tyre.

Në ceremoni do të marrin pjesë përfaqësues nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, OJQ Qendra për Paqe dhe Tolerancë, zyrtarë të universitetit, dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Misioni i OSBE-së në Kosovë tashmë e ka themeluar një qendër të ngjashme për këshilla për karrierë për studentët e Universitetit 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)