23 Prill 2024

Organizohet debat publik për Arsimin Profesional dhe atë për të Rritur

Prishtinë, 6 prill -  Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, procesin e rishikimit të Ligjit për Arsimin e të Rriturve dhe Ligjit për Arsimin dhe Aftësimin Profesional të Kosovës e ka përmbyllur me organizmin e një debati publik, në të cilin kanë marrë pjesë drejtorët e Shkollave të Mesme Profesionale në Republikën e Kosovës, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të tjerë arsimor në vend.

Drejtori i Departamentit të Administratës së Arsimit Parauniversitar, Alush Istogu, duke folur në emër të kryetarit të grupeve punuese për rishikimin e këtyre dy ligjeve, tha se këto dy ligje janë mjaft të avancuara dhe në përputhje me nevojat e tregut të punës. “Këto ligje ngrisin nivelin e përgjegjësisë, detyrat dhe obligimet në nivel të ministrisë, por edhe në nivel të të gjitha instiucioneve të arsimit, Drejtorive Komunale dhe Shkollave të Mesme Profesionale”, theksoi Istogu.

Drejtori Istogu po ashtu theksoi se rishikimi i këtyre dy ligjeve është mbështetur në disa parime, në parimin e gjithëpërfshirjes, atë të të mësuarit teorik dhe praktik, organizimit të nevojave të tregut të punës dhe ekonomisë së ardhshme dhe parimin e zhvillimit të edukimit në karrierë dhe kalimit në të mësuarit gjatë gjithë jetës

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm, Xhavit Dakaj, bëri të ditur se Ligji për Arsimin e të Rriturve dhe Ligji për Arsimin dhe Aftësimin Profesional të Kosovës pritet që të dërgohen për miratim në Qeverinë e Kosovës kah gjysma e këtij muaji.

Procesi i rishikimit po bëhet në bazë të nevojave të brendshme për ndryshime dhe në bazë të rekomandimeve që kanë dalë nga Raporti i Progresit i Komisionit Evropian .

Këto ndryshime kanë për qëllim edhe harmonizimin e akteve normative me Kornizën Kombëtare dhe Kornizën Evropiane të Kualifikimeve, por edhe Kurrikulën e re të Kosovës dhe dokumenteve tjera strategjike zhvillimore të arsimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)