31 Korrik 2021

ORCA publikon sfidat e akreditimit në Kosovë

Prishtinë, 2 mars - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) organizon tryezën me temë “Publikimi i raportit të monitorimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë: Sfidat e akreditimit në Kosovë“ .

"A është në rrezik procesi i akreditimit në vitin 2020? Si po ndikon lobi privat në procesin e akreditimit dhe në cilësinë e arsimit të lartë në Kosovë? Cilat janë ndërhyrjet politike që cenuan pavarësinë e AKA-së dhe KShC-së?"

Për të githa këto do të diskutohet sot pas publikimit të të dhënave nga monitorimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, ku do të tregohen ngecjet dhe sfidat në funksionimin e mirëfilltë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)