05 Dhjetor 2021

ORCA publikon keqpërdorimet financiare në universitetet publike

Prishtinë, 1 nëntor - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) organizon tryezën e diskutimit me temën “Studentët përballë keqpërdorimeve financiare në universitetet publike”.

Në tryezë do të publikohet “Borgjezia Akademike”, raport hulumtues që përfshinë një analizë të detajuar për të ardhurat personale të stafit të rregullt akademik në universitetet publike të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2021

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit me moton “Volunteer Now For Our Common Future”. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 11:30)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis organizon protestën me moton “Boll Ma - Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, kundër dhunës dhe vrasjeve të vajzave dhe grave, dhe mungesës së përgjigjes së duhur institucionale. (Plateja e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)