23 Prill 2024

ORCA publikon emrat e stafit akademik më të paguar në universitete

Prishtinë, 12 nëntor - Sot ORCA ka publikuar raportin e të ardhurave të stafit akademik menaxherial në universitetet publike “BORGJEZIA” E AKADEMISË, sipas formularëve të deklarimit të pasurisë nga vet profesorët në vitin 2018.

Pagat bazë për stafin akademik të universiteteve publike në Kosovë janë nga 772 (asistent) deri në 1429 Euro (profesor i rregullt). Thuajse për çdo punë ata marrin shtesa, duke realizuar të ardhura që nëse përkthehen në pagë mujore, arrijnë edhe deri në 3500 Euro.

Në këtë raport përfshihen stafi akademik i universiteteve publike, të cilët mbajnë pozita menaxheriale si: anëtar i Këshillit Drejtues të universitetit, rektor, pro-rektor, dekanë, dhe pro-dekanë.

Në total, 170 profesorë me pozita menaxheriale në universitetet publike të Kosovës, paguhen 313,354 Euro në muaj, nga të cilat mbi 124 mijë Euro janë shtesa (40% e të ardhurave mujore).

Ka raste ku shtesat janë marramendëse duke shkuar në më shumë se 100% të pagës së kontraktuar, çka nxit dyshime për atë se kemi të bëjmë me shpërdorim qoftë të orëve të mundshme të punës gjatë një dite, apo edhe me fryrje të pagesave shtesë, meqë ato nuk paraqesin vlerën reale të punës së tyre.

Pesë më të paguarit janë: Ahmet Shala, Dekan në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në UP (3367€), Ilir Doci, Prodekan në po të njëjtin fakultet në UP (3352€), Nexhat Qehaja, Prodekan në po të njëjtin fakultet në UP (3343€), Myrvete Badivuku-Pantina, Prorektore në UP (3124€) dhe Haxhi Gashi, Dekan në Fakultetin Juridik në UP (2839€).

Mesatarja e shtesave të TOP 5 më të paguarve prej 1805, e tejkalon pagën maksimale prej 1492, të profesorit të rregullt.

Rektorët e universiteteve publike paguhen mesatarisht 2517 Euro në muaj, nga të cilat mesatarisht 1171 Euro janë shtesa.

Prorektorët e universiteteve publike paguhen mesatarisht 2301 Euro në muaj.
 
Dekanët e universiteteve publike paguhen mesatarisht 2202 Euro në muaj. Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në UP, Ahmet Shala, del profesori më i paguar në vitin 2018 në të gjitha universitetet publike me 3367 Euro në muaj, me shtesa prej 1938. Prodekanët e universiteteve publike paguhen mesatarisht 1927 Euro në muaj.

Vlen të theksohet se sipas Ligjit të ri për Paga, Presidenti i Republikës paguhet 2390 Euro në muaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)