05 Dhjetor 2021

Ohio Northern University trajnon profesorët e Fakultetit Juridik në UPZ

Prishtinë, 11 nëntor - Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën ka nisur punimet Punëtoria : Pedagogjia ligjore, me mësimdhënësit e Fakultetit Juridik.

Punëtoria organizohet nga Ohio Northern University - ONU dhe financohet nga Departamenti Amerikan i shtetit, Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), me profesorë me përvojë nga SHBA.

Tema të punëtorisë janë: Teknika dhe Sfidat në  Mësimdhënie dhe Mësimin Interaktiv dhe Aplikimi i teknikave mësimore interaktive: Të mësuarit ndërveprues: Kërkime neurologjike; Njohja e qasjeve të ndryshme për të mësuar; dialogu socratik; Puna në grup; Prezantimet; Teknologjia; Përcaktimi i teknikave për t'u përdorur;. Motivimi i studentëve: Ndryshimi i pritjeve në klasë; Promovimi i përgatitjes së klasës; Ballafaqimi me studentë që nuk marrin pjesë; Ballafaqimi me monopolizimin e studentëve; Përmbledhja dhe konsolidimi i të mësuarit; Balancimi i mbulimit me zhvillimin e aftësive analitike.

Aplikimi i teknikave interaktive në materiale të ndryshme: Vendimet gjyqësore, Studimet e rasteve, Legjislacioni dhe traktatet, Traktate dhe tekste

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2021

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit me moton “Volunteer Now For Our Common Future”. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 11:30)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis organizon protestën me moton “Boll Ma - Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, kundër dhunës dhe vrasjeve të vajzave dhe grave, dhe mungesës së përgjigjes së duhur institucionale. (Plateja e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)