09 Shkurt 2023

OAK kërkon nga MASHT ndërlidhjen e kuadrove me nevojat e tregut të punës

Prishtinë, 3 nëntor - Rëndësia e arsimit dhe aftësimit profesional, bashkëpunimi i ngushtë mes bizneseve dhe MASHT, përgatitja e kuadrove profesionale në përputhje me nevojat e tregut, kufizimi i vendeve në institucionet arsimore publike dhe private, duke u respektuar profesionet që kërkohen në treg e obligimi që nxënësit dhe studentët krahas mësimit teorik të kryejnë edhe punën praktike ishin disa nga çështjet që u diskutuan në takimin mes përfaqësuesve të OAK-së me Këshilltaren e Ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit znj. Majlinda Rizvanolli.

Gjatë këtij takimi, Sekretari Diamant Elshani theksoi që mungesa e kuadrit profesional po i vështirëson punët për bizneset, andaj është më se e nevojshme që të rritet bashkëpunimi ndërmjet bizneseve dhe shkollave profesionale ashtu që të krijohen drejtime për të cilat ka mungesë të kuadrit, në përputhje me nevojat e tregut. Mungesa dhe largimi i punëtorëve është një problematikë shumë e theksuar theksoi Elshani.

Përderisa Koordinatoria Qëndresa Ibrahimi potencoi Memorandumet e bashkëpunimit që OAK ka nënshkruar me Universitetin e Prishtinës dhe me Fakultetet përkatëse me qëllim të ndërlidhjes së studentëve me tregun e punës.

Të dyja palët theksuan rëndësinë e aplikimit të mësimi dual për nxënësit si kombinim mes teorisë dhe praktikës në mënyrë që të rinjët të jenë sa më të përgatitur për tregun e punës, duke u bërë kështu inkorporimi i shkollave profesionale dhe bizneseve. Gjithashtu, gjatë këtij takimi u theksua nevoja e një analize të mirëfilltë të nevojave të tregut, e pastaj të akreditohen drejtimet në shkollat profesionale dhe ato në nivelin universitar me qëllim të eleminimit të shpërputhjeve që aktualisht ekzistojnë ndërmjet kuadrove që shkollat/universitetet nxjerrin me nevojat reale të tregut të punës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)