20 Prill 2024

Një shembull i shkrimtarit dhe publicistit Riza Greiçevci

Shkruar nga Ismail Hoti

Më 5 qershor 2012, në shkollën fillore “Shotë Galica” të Abrisë së Drenasit erdhi shkrimtari e publicisti Riza Greiçevci.

Ardhja e këtij shkrimtari e gazetari gjithnjë është e pritur me mirëseardhje e respekt, sa për kontributin e tij prej gazetari gjatë luftës çlirimtare të UÇK-së, por edhe për orët letrare e dhuratat e shpeshta me libra që ky intelektual vazhdimisht shpërndanë nëpër të gjitha shkollat e Drenicës dhe gjithandej Kosovës.

Të martën, shkrimtari Greiçevci gëzoi, nderoi dhe respektoi me zemër jo vetëm arsimtarët, prindërit, nxënësit e kësaj shkolle, por ky poet e publicist i njohur pasuroi bibliotekën e shkollës me 100 libra nga dhjetë botime të reja, 
letrare.

Kështu, që nga e marta e 5 qershorit 2012 biblioteka e shkollës fillore “Shotë Galica” do të jetë e pasuruar me 100 libra të rinj të këtij shkrimtari, dhe veçmas duhet pikasur shembullin e tij me dhuratë botimesh të reja, si bie fjala:

“Urtësi nga më të shquarit e kombit”- 1, “ Një Tokë, Një Kokë” – 2, dhe “ Gjaku gatoi lirinë” – 3 dhe “100 vjet Shqipëri”, roman, “Shqipe ishim, shqipe jemi”, Teuta në Prekaz, Deri në vdekje (tri drama), Vallja e Pavarësisë, Zogmali, Fi-Fi-Guri, e të tjera.

Në të ndarë shkrimtari, tha:” Juve që mblidhni dhe shpërndani nektarin e diturisë, të rritës dhe të edukimit e arsimimit të fëmijëve tanë, ju dorëzoj këtë dhuratë në shenjë të përvjetorit të 100-të Pavarësisë së Shqipërisë, 4-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës”.

(Autori është arsimtar në Abri)


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)