09 Shkurt 2023

Një numër i madh i çerdheve po punojnë pa licencë nga MASHT-i

Prishtinë, 24 shkurt - Së fundi në Prishtinë në një çerdhe private një kujdestare keqtrajtoi një fëmijë. Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta nga publiku. Kjo çerdhe nuk kishe marrë licencë.

Kryeinspektori i Inspektoratit Arsimor të Kosovës, Defrim Gashi, tha se është një numër i konsiderueshëm i çerdheve po punojnë pa marrë licencë.

“Procedura për licencë është shumë e thjesht, por disa nuk duanë të marrin licencë, Ne kemi udhëzimin admininistrativ, i cili parasheh për çdo gjë që të merret licenca”, tha ai Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

AI bëri me dije se tani Kosova ka 122 çerdhe të licencuara, kurse të tjerat janë pa licencë. Sipas tij MASHT ka rekomanduar të mbyllen rreth 30 çerdhe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)