29 Mars 2024

Nisi punimet Universiteti Veror i UBT-së

Prishtinë, 16 korrik - Sot në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), u hap Universiteti Veror 2012, aktivitet i cili ka karakter të lartë shkencor ndërkombëtar, nga fusha shkencës dhe teknologjisë më të avancuar.

Universitetit Verorë  i UBT-së u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në UBT, stafin akademik vendorë dhe ndërkombëtar dhe ekspertë, e njohës të mirë të fushës së teknologjisë, me qëllim që t’u ofrohet mbi 70 studentëve pjesëmarrës  të Universitetit një program shumë prestigjioz.

“Pjesëmarrësit për tre javë  radhazi dhe me një orar të ngjeshur, do të ndjekin ligjërata të shumta dhe do të informohen rreth zhvillimeve më të fundit nga fusha e shkencës dhe e  teknologjisë më të avancuar, duke u nisur nga ato teorike, dhe praktike si dhe për shumë metodat tjera”, ka thënë Presidenti i Universitetit UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë hapjes solemne, ku përveç  studentëve e profesorë  të UBT-së, morën pjesë përfaqësues Qeverisë së Kosovës, personalitete nga jeta politike vendore dhe ndërkombëtare, e të etj.

Njëri  ndër koordinatorët e këtij aktiviteti, Fisnik Prekazi, tha se studentët do të mësojnë lëndë  të  reja, të cilat  nuk  studiohen në planprogramin akademik  të Fakultetet të Shkencave Kompjuterike. 

Temat  të cilat do të ligjërohen në këtë program janë si hyrje në rrjetet kompjuterike, hyrje në operimi të sistemit, bazat e rrjetit dhe të sigurisë, hyrje në programim dhe aplikime mobile, hyrje në aplikime të uebit,  sistemi i inxhinieri etj. 

Ky aktivitete me karakter shkencor  është financuar nga Universiteti UBT dhe punimet e këtij aktiviteti do të vazhdojnë deri  më 31  korrik 2012, kur do të shpërndahen edhe certifikatat e pjesëmarrjes.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)