05 Dhjetor 2021

Nga sot nis Panair i tretë Universitar Francez në Kosovë

Prishtinë, 1 dhjetor - Campus France, Ambasada Frnceze në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë Panairin e tretë Universitar Francez në Kosovë.

Rreth pesëmbëdhjetë universitete franceze do të jenë të pranishme përmes platformës online, për të prezantuar programet e tyre gjatë uebinarëve dhe për të takuar studentët gjatë takimeve virtuale.

Në këtë panair do të prezantohen të gjitha fushat e studimit: shkenca, shkencat humane, informatikë, gazetari etj…

Gjatë gjithë javës, personi përgjegjës i Campus France do të organizojë konferenca për të prezantuar studimet në Francë, se: Si të aplikoni? Cilat janë procedurat e aplikimit? Cilat programe? Etj….

Campus France dhe Aleanca Franceze e Prishtinës do të udhëzojnë studentë kosovarë dhe profesionistë të rinjë rreth studimeve në Francë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2021

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit me moton “Volunteer Now For Our Common Future”. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 11:30)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis organizon protestën me moton “Boll Ma - Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, kundër dhunës dhe vrasjeve të vajzave dhe grave, dhe mungesës së përgjigjes së duhur institucionale. (Plateja e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)