09 Shkurt 2023

Nënshkruhen marrëveshjet për Efiçiencë të Energjisë për 4 shkolla të Mitrovicës

Mitrovicë, 21 shkurt - Kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka nënshkruar katër marrëveshje për shërbime të Energjisë si vazhdimësi e zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në objektet publike të Komunës së Mitrovicës.

Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve katër shkolla të Komunës së Mitrovicës do të përfitojnë nga ky projekt i fushës së efiçiencës së energjisë, SHFMU “Elena Gjika”, Çerdhja publike “Gëzimi Ynë”, SHMLE “Hasan Prishtina” dhe SHFMU “Eqrem Qabej”.

Projekti në fjalë pritet të filloj së realizuari nga muaji qershor i këtij viti, ndërsa financimi i tyre bëhet nga Qeveria e Kosovës, Zyra e BE-së dhe Banka Botërore përmes Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)