29 Janar 2022

Në Universitetit e Gjilanit mbahet provimi pranues për studentë të rinj

Gjilan, 24 shtator - Sot në  Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë filluar të mbahet provimi pranues për studentë të rinj.

Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin e plotësues për vitin akademik 2019-2020  të studimeve themelore - bachelor  do të regjistrojë 488 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga  Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Shpallja e rezultateve preliminaresdo të bëhet nesër, ndërsa kandidatët të cilët nuk mund të pranohen, kanë të drejtë ankese, më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen.

Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakultetet përkatëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2022

- Partia Socialdemokrate dhe Grupi Protestojë organiojnë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për të ruajtur profitin e interesat e KEDS e KESCO-s. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi behën homazhe dhe nderime për dëshmorin e kombit Sahit Krasniqi, te varrezat e dëshmorëve në Ratkoc. (Ratkoc, ora 14:00)

- Në kuadër të flakës së Janarit mbahet festivali i Kënges për fëmijë "Xixat e Flakës". (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 17:00)