27 Janar 2023

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës fillon procesi mësimor

Prishtinë, 1 shtator - Në Shkollën e Mesme Teknike "Rudina" në Qendrën Korrektuese Dubravë, e cila vepron si paralele e ndarë e Shkollës së Mesme Teknike, "Mithat Frasheri" në Gurrakoc, ka filluar procesi edukativo arsimor i gjysmë vjetorit të parë të vitit shkollor 2021/22.

Për të vazhduar shkollimin, ka pasur një interesim të mirë të të burgosurve, të cilët do të ndjekin mësimet në këto drejtime, Makineri – Saldues- Metalpunues, Makineri – Automekanik, Makineri - Instalues i  Ngrohjes e Klimatizimit dhe Ujësjellësit.

Bazuar në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, çdo person i dënuar ka të drejtë në shkollim fillor dhe të mesëm në pajtim me ligjin për arsimin, andaj SHKK së bashku me MASHT-in janë kujdesur për krijimin e kushteve sa më të mira për mësim, duke i pajisur  nxënësit me tekste dhe materialet e nevojshme shkollore, etj.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, çdo herë në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet në Republikën e Kosovë, synon të korrektojë dhe risocializojë të burgosurit, duke respektuar të drejtat e tyre fondamentale pa marr parasysh racën, gjuhën dhe religjionin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2023

 - Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Siguri Kinernetike “Cyber Zero” në të cilën diskutohet sulmet online dhe kërcenimet në sigurinë kibernetike. (Klan Arena, ora 9:00)
    
- Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me vendimin për lirimin nga obligimi për rentën minerare për ndërmarrjen “Ferronikeli”. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 10:00)
    
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me përfaqësues të OJQ-së “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve”. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)
    
- Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me vendimin për rritjen e vlerës së faturave të tatimit në pronë. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora 13:30)
    
- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 42 të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu etj. (Ndërtesa e re e Fakultetit të Sigurisë Publike në AKSP, Vushtrri, ora 13:30)
    
- Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të nderojë me çmimin “Doctor Honoris Causa” anëtarin e Parlamentit Evropian, Lukas Mandl. (Teatri i Qytetit, Gjilan, ora 15:00)