19 Tetor 2021

Në Prishtinë po mbahet konferenca për rishikimin e arsimit

Prishtinë, 28 mars - Në Prishtinë po mbahet konferenca dyditore për Rishikimin e Përbashkët Vjetor të zhvillimeve në Sektorin e Arsimit në Kosovë. Qëllimi është që të analizohet progresi, kufizimet dhe sfidat në Sektorin e Arsimit në vitin 2011, si dhe të diskutohen prioritetet për periudhën vijuese trevjeçare. Këtë vit, procesi i rishikimit zhvillohet me përkrahjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Suedisë.

Ministri i Arsimit, Ramë Buja, tha se plani strategjik 2011-2016 është baza nga e cila nisemi për të realizuar synimet në zhvillimin e sektorit të arsimit. Ai theksoi se një prej qëllimeve të hartimit të këtij plani, ka qenë që të shtrohej rruga për një bashkërendim më të mirë mes donatorëve që veprojnë në këtë sektor. Dekarlatat e misnitrit Buja bënë sot në hapje të konferencës dy ditore për Rishikimin e Përbashkët Vjetor të zhvillimeve në Sektorin e Arsimit në Kosovë.

Përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Melvin Asin, tha se BE-ja do të mbështesë iniciativë të ministrisë së arsimit, ku ofrohet mundësia për rishikimin e përbashkët vjetor, në mënyrë që të fuqizohet më tej sektori i arsimit:

“Rishikimi i përbashkët vjetor është i bazuar në planin e strategjisë 2011-2012 dhe është një përpjekje e rëndësishme e ministrisë së arsimit, për të parë së cilat janë çështjet kyçe, cilat janë kufizimet dhe sfidat në sektorin e arsimit. Rekomandimet që do të dalin për të përmirësuar sektorin e arsimit, do të shikohen nga të tjerët dhe do të dërgohen në zyrën qëndrore të Bashkimit Evropian në Bruksel”, tha Asin.

Përfaqësuesja e Ambasadës suedeze, Maria Melbing, tha se shumë donatorë kanë vendosur që të mbështesin sektorin e arsimit në Kosovë dhe ministria e arsimit duhet t’i koordinojë të gjithë donatorët.

“Që nga viti 2008 Suedia ka mbështetur ministrinë e arsimit, për të përmirësuar kapacitetet në sektorin e arsimit, ka mbështetur elaborimin dhe miratimin e planit strategjik dhe tani do të mbështesë edhe zbatimin e këtij plani. Ky rishikim i përbashkët vjetor është pikënisja për të fuqizuar sistemin arsimor të Kosovës”, tha Melbing.


Pritet që rishikim të ofrojë mundësi për nxjerrjen e përfundimeve të përbashkëta për zhvillimet në vitin 2011 dhe të përcaktojë modalitetet e bashkëpunimit me partnerë të ndryshëm në periudhën 2012-2014. Në këtë proces të rishikimit, që do të vazhdojë edhe nësër, po marrin pjesë të gjitha agjencitë donatore që ndihmojnë arsimin në Kosovë, ndërsa rishikime të tilla do të organizohen çdo vit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)