28 Mars 2024

Në Prishtinë fillon Shkolla Evropiane e BE-së 2011

Prishtinë, 4 korrik - Skema e Celulës Rinore – Skema e Bursave të BE-së për Kosovë së bashku me Alumnin e Celulave të Rinisë Evropiane – Kosovë dhe Universitetin e Prishtinës kanë organizuar Shkollën Verore të BE-së në Prishtinë që do të mbahet për një periudhë 1 javore.

Ky projekt ka për synim që pjesëmarrësve tu ofrojë një pasqyrë të historikut institucional dhe politik të BE-së duke iu referuar integrimit të ardhshëm të Kosovës në BE.

Kjo iniciativë do t’i ofrojë fituesve të bursave të Skemës së Celulës të Rinisë për 2011 dhe studentëve të përzgjedhur nga Universiteti i Prishtinës njohuri elementare dhe “ushqim për të menduar” rreth procesit të integrimeve të Kosovës në BE.

Në programin 5 ditor që do të mbahet prej 4 deri 8 korrik, do të ofrohen prezantime akademike/trajnuese, si dhe mundësi për diskutime dhe debate në lidhje me Kosovën dhe situatën aktuale të saj në lidhje me procesin e integrimit në BE.

Alumnit e bursave që tashmë punojnë në ministritë e linjës si dhe folës të njohur ndërkombëtarë nga universitetet evropiane si dhe profesionistët ndërkombëtarë do të jenë të përfshirë në tema të ndryshme të programit, që përfshijnë të drejtën evropiane, ekonominë dhe tregtinë e lirë dhe energjinë.

Nikoqir i hapjes ishte profesori Mujë Rugova, rektor i UP-së ndërsa folës të tjerë ishin edhe ministrja Vlora Çitaku, shefi i Operacioneve të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian Kjartan Bjornsson dhe presidentja e Shoqatës Alumni të Skemës së Celulës Rinore, Arta Uka.

Në seancën përmbyllëse që do të mbahet të premten më datën 8, do të debatohet rreth temës “BE-ja dhe aderimi i Kosovës: dhjetë vite në këtë rrugë, përparësitë, mangësitë dhe pengesat”, ku do të jenë të pranishëm zyrtarë të lartë të Qeverisë dhe KE-së, si dhe akademikë dhe profesionistë nga Kosova dhe jashtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)