28 Nëntor 2021

Ndërkombëtarizimi i arsimit, çështje kyçe në arsimin e Kosovës

Prishtinë, 5 nëntor - Në Kolegjin Universitar Universum u mbajtë konferenca ndërkombëtare me temë: “Ndërkombëtarizimi i arsimit: mësim e nxjerra dhe përfitimet për Kosovën”.

Në konferencë morën pjesë shumë pjesëmarrës nga vendi dhe ndërkombëtar të cilat referuan në tema të ndryshme që kanë të bëjnë me ndërkombëtarizimin e arsimit.

Konferencën e hapi Dr. Mariano A. Davies, President Nderi i Kolegjit Universitar Universum, i cili nga Kopenhagen përmes skype mbajti një fjalim lidhur me perspektivat e ndërkombëtarizimit ndërkombëtar.

Ai përmendi faktin se studentët sot janë qytetar global dhe ju përgjigjen sfidave të ndryshme globale. Për këtë arsye, ai përmendi se është e rëndësishme që studentët të kenë përvoja të ndryshme ndërkombëtare gjatë studimeve në mënyrë që të arrijnë objektivat e të bërit qytetar global.

Ai gjithashtu foli ehde për orientimet ndërkombëtare të Universumit dhe mbi objektivat strategjike që Universum ja ka parashtruar vetës në këtë drejtim.

Konferenca vazhdoi me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Kolegjit Universitar Universum dhe Meridian Business School / CITEC përmes së cilës studentët kosovar por edhe ata ndërkombëtar, nga tani e tutje do të mund të studiojnë në Kosovë dhe të marrin diploma të njohura ndërkombëtarisht nga Edexcel dhe Universiteti i Boltonit në studime diplomike dhe post-diplomike.

Bujar Gallopeni, udhëheqës i Qendrës për bashkëpunim ndërkombëtar në arsim të lartë, shkencë dhe teknologji paraqiti perspektivat dhe programin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë lidhur me ndërkombëtarizimin e arsimit.

Ai përmendi ndryshimet në ligje dhe strategjinë për edukim 2011-2016 të cilat i japin rëndësi shumë të madhe ndërkombëtarizimit të programeve, ligjëruesve vizitor dhe ngritjen e numrit të programeve Master dhe Doktoratë të ofruara në gjuhën angleze.

Ai gjithashtu përmendi edhe shumë instrumente përmes të cilave MASHT mbështet ndërkombëtarizimin siç është Programi Kombëtar i Shkencës, programet ndërkombëtare TEMPUS, Erasmus Mundus, CEEPUS, FP 7 etj.

Suresh Konduru, Drejtor Menaxhues dhe Geoffrey Clarks nga Meridian Business School / CITEC nga Mbretëria e Bashkuar bënë një prezantim të punës së këtyre institucioneve me studentët ndërkombëtar në 10 vitet e fundit.

Konduru përmendi  mundësitë që ata i ofrojnë për studentët ndërkombëtar dhe rrjetin e tyre ndërkombëtar si disa nga çështjet kyçe të cilat i kanë bërë ata të suksesshëm me studentët ndërkombëtar.

Ai përmendi marrëveshjen me Universum dhe çka nënkuptojnë këto për MBS dhe Universum. Ai sidomos vuri në pah mbështetjen që MBS do ti jap Universumit në formë të zhvillimit të stafit, ofrimit të burimeve online dhe shkëmbimeve të stafit dhe studentëve.

“Ofrimi i programeve të studimit nga Edexcel dhe të cilat dërgojnë tek diploma nga Universiteti i Boltonit janë një dëshmi e qartë e vizionit largpamës të Universumit”, tha Z. Konduru.
 
Anil Mishra nga Këshilli për Promovimin e Biznesit Indi-Kosovë foli për ndikimin që studentët ndërkombëtar do ta kenë në ekonominë e Kosovës. “Bashkëpunimi jonë me Universum do të na mundësoj që të sjellim shumë studentë ndërkombëtar nga India dhe vendet tjera këtu në Kosovë”.

Ndikimi direkt në ekonominë e Kosovës ai tha se do të jetë shumë i madh, pasi të gjithë këta studentë do të sjellin njohuri, përvoja dhe kultura të ndryshme por edhe do të shpenzojnë shumë para në Kosovë.

Alejtin Berisha nga Kolegji Universitar Universum prezantoi strategjinë për ndërkombëtarizim të Universumit, sidomos potencoi planet për rekrutim të studentëve ndërkombëtar por edhe marrëveshjet e ndryshme që Universum po i bënë dhe që i mundësojnë secilit student të Universum të kaloj së paku një semestër në një institucion partner ndërkombëtar.

Konferencën e përshëndeti edhe Agim Shahini nga Alenca Kosovare e Bizneseve i cili foli për rëndësinë e ndërlidhjes së biznesit dhe institucioneve arsimore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Nëntor 2021

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial "Adem Jashari". (Prekaz, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt bën nderime tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari. (Skenderaj, ora 9:00)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon ngritjen e flamurit kombëtar te Kompleksi memorial në Gradish. (Gradish, ora 9:00 - Kompleksi përkujtimor “Maja e Shkodranit”, ora 9:40 - Kulla e Heronjve në Opterushë, ora 10:20)

- Me rastin e Festave të Nëntorit, një grup i të rinjve dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vendosin një Flamur me imazhet e udhëheqësve të luftës së UCK-së të cilët po mbahen në Hagë. (Rruga "Fehmi Lladrovci", tek rrethi afër hyrjes kryesore të QKUK-së, ora 9:00)

- Komuna e Skenderajt homazhe tek Kompleksi Memorali Adem Jashari. (Prekaz, ora 9:15)

- Me rastin e Festave të Nëntorit Komuna e Skenderajt organiyon maratonën Vrapimi i Nëntorit. (Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz, ora 9:30)

- Për nder të Ditës së Flamurit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të Shtatorja e Ismail Qemalit. (Prishtinë, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe dhe vendosin lule të shtatorja e Zahir Pajazitit. (Prishtinë, ora 10:20)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bën homazhe  te varrezat e Dëshmorëve. (Rahovec, ora 10:40)

- Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizojnë programin festiv për nder të 28 Nëntorit. (Shkolla e muzikës “Vihuela” në Rahovec, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon homazhe te varrezat e dëshmorëve. (Kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të galerisë së qytetit. (Gjilan, ora 11:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Teatrit Kombëtar. (Sheshi "Skënderbeu", ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon inagurimin e projektit të tregut dhe parkut në Zheger. (Fshati Zhegër, ora 13:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës z. Smajl Latifi në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së organizon turnir në futboll të vogël. (Palestra Sportive “Mizahir Isma”në Rahovec, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt organizon natën finalen e festivalit tradicional Rapsodia Shqiptare. (Qendra e Kulturës Hasan Prishtina, ora 16:00)

- Komuna e Gjilanit organizon koncert festiv nga ansambli i këngëve dhe valleve për nder të Ditës së Flamurit . (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 17:00)