05 Dhjetor 2021

Ndahet çmimi 'Praktika më e mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve'

Prishtinë, 14 nëntor - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE), në bashkëpunim me Zyren e Komisionerit për gjuhët (ZKGJ) organizon ngjarjen e ndarjes  së çmimit “Praktika më e mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”.

Ndarja e çmimit do të bëhet në bazë të monitorimit të përdorimit të gjuhëve zyrtare në ueb faqet zyrtare duke përfshirë edhe rrjetet sociale të Institucioneve përkatëse. 

Ngjarja do të mbahet sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2021

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit me moton “Volunteer Now For Our Common Future”. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 11:30)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis organizon protestën me moton “Boll Ma - Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, kundër dhunës dhe vrasjeve të vajzave dhe grave, dhe mungesës së përgjigjes së duhur institucionale. (Plateja e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)