19 Tetor 2021

Ndahen çertifikatat studentëve të shkollës për zhvillim njerëzor

Prishtinë, 7 maj - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe kolegji universitar Universum do të dorëzojnë çertifikata studentëve që vijuan shkollën e parë mbi zhvillim të qëndrueshëm njerëzor në Kosovë.  

Shkolla pranverore e Zhvillimit Njerëzor, e para e këtij lloji në Kosovë dhe rajon, ishte nikoqir i 25 studentëve të rregulltë dhe 10 të tjerëve me kohë të pjesshme nga gjashtë universitete të Kosovës.

Gjatë kursit dhjetë ditësh ekspertë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, përfshirë përfaqësues të qeverisë së Kosovës, shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit ligjëruan mbi tema specifike si politikat sociale, ekonomia, mjedisi, etj., të gjitha këto nga këndvështrimi i zhvillimit njerëzor.

Çertifikatat dhe shpërblime modeste për tre studentët më të mirë, do t’i dorëzojë Osnat Lubrani, Koordinatore e KB-së për Zhvillim dhe Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)