26 Shtator 2021

Mustafa paralajmëroi amandamentimin e Ligjit të Maturës

Prishtinë, 14 tetor - Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të grupit të ekspertëve dhe koordinatorëve të testit të Maturës Shtetërore, Divizioni për Vlerësim Standarde dhe Monitorim (DVSM), në bashkëpunim me Projektin e Bankës Botërore  ka organizuar Punëtori dyditore lidhur me procesin e vlerësimit.

Para kordinatorëve të lëndëve dhe grupit të bashkëpunëtorëve të jashtëm, të cilët bëjnë përpilimin e pyetjeve të testit, ka folur eksperti ndërkombëtar, Stiven Beker.

Në këtë punëtori ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe kryetari i KQSHM  Nehat Mustafa i  shoqëruar nga zëvendësministri serbë, Serbolub Gjokiq.

Zëvendësministri Mustafa, me këtë rast ka theksuar se Ministria e Arsimit dhe KQSHM do të inicojnë në Kuvendin e Kosovës amandamentimin e Ligjit për Provimin Përfundimtarë dhe Provimin e Maturës Shtetërore, ndërsa ka shtuar se ka ide që matura të jetë vetëm në një afat, që të hiqet pragu i kalueshmërisë dhe të kalohet vetëm në test të arritshmërisë dhe që në test të ketë edhe lëndë me zgjedhje, por sipas tij këto çështje do të qartësohen mbas konferencës ndërkombëtare  për maturën që do mbahet kah fundi i muajit nëntor.

Duke rikujtuar se këtë vit akademik ka filluar pilotimi i pranimit të studentëve pa provim pranues në tri fakultete të Universitetit të Prishtinës, Mustafa ka paralajmëruar se vitin e ardhshëm nuk do të ketë provim pranues në fakultete.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në edicionin e tretë "Race for the Cure" të organizuar nga shoqata e pacientëve të kancerit të gjirit Renesansa. (Ura e Arastës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. (Shkolla 'Motrat Qiriazi' në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i trete i Race for the Cure Kosova 2021, në Prizren. (Sheshi i Lidhjes se Przrenit, ora 10:00)