29 Mars 2024

Mustafa: Arti dhe artistët meritojnë shumë me shumë

Prishtinë, 7 qershor - Kryetari i Prishtinës, dr. Isa Mustafa, bashkë më drejtoreshën për Kulturë, të enjten kanë pritur në takim piktorët që po marrin pjese në Plejadën e Artistëve Ndërkombëtare-Prishtina 2012.

Në këtë plejadë po marrin pjesë artistë të artit figurativ nga Kosovë, Shqipëria, Maqedonia, Gjermania, Franca, Anglia, Turqia dhe Irani.

Kryetari Mustafa, nën patronatin e të cilit po mbahet kjo plejadë tha se është ndër për Prishtinën që këto ditë ka në mesin e saj artistët me të mirë figurative të rajonit dhe Evropës.

Kryetari Mustafa tha se Komuna po investon në fushën e artit brenda mundësive buxhetore që ka, mirëpo, ajo cka ne po investojmë është shumë e vogël në raport me atë se cka meriton arti dhe artistët.

Kryetari Mustafa tha se Prishtina nuk do të ishte e bukur, po që se nuk do të ishit ju artistët. “Ne ua kemi lënë ju në dorë që të kontribuoni në zbukurimin e Prishtinës. Ju ftojmë ta bëni këtë”, tha kryetari Mustafa.

Nga ana e tyre, artistët shprehen admirimin e tyre për Prishtinën dhe Plejadën e Artistëve Ndërkombëtarë-Prishtina 2012 dhe kërkuan nga kryetari dhe organizatorët që një organizim e tillë të bëhet tradicional. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)