19 Prill 2024

MPMS dhe UP bashkëpunojnë për angazhimin e studentëve në praktikë

Prishtinë, 8 dhjetor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, bashkë me rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti, me qëllim të ofrimit të mundësive më të mëdha për studentët edhe në këtë kohë pandemie, sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila ua mundëson studentëve të Fakultetit Filozofik, Departamentit të Punës Sociale realizimin e programit të praktikës në punë, gjatë studimeve të tyre, përmes angazhimit në Qendrat për Punë Sociale(QPS), si dhe në Qendrat rezidenciale për të moshuarit dhe Qendrat rezidenciale të aftësisë së kufizuar, që funksionojnë nëpër komunat e Kosovës.

Kjo Marrëveshje në mes MPMS-së dhe UP-së, parasheh për një vit angazhimin në praktikë në punë nga 80 deri 100 studentë të diplomuar në Departamentin e Punës Sociale dhe në disa drejtime tjera që kanë kualifikimin adekuat në ofrimin e shërbimeve sociale.  

Këta studentë në kuadër të kësaj marrëveshje do të kenë mundësi të përmbushin edhe kriteret për t’u licencuar si ofrues individual të shërbimeve sociale nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Si Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, jam i përkushtuar që me programe si kjo të vazhdojmë edhe në të ardhmen, me qëllim të angazhimit të studentëve, të papunëve si dhe personave të pakualifikuar në masa aktive të tregut, duke iu mundësuar praktikë në punë, aftësim e trajnime profesionale, grante për biznese të vogla vetanake, etj”, ka thënë ministri Reçica.

 â€‹

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)