28 Mars 2024

Mitrovicë, procesi mësimor nis pa probleme

Mitrovicë, 3 shtator  - Procesi mësimor në shkollat e Komunës së Mitrovicës ka nisur  të hënën pa ndonjë problem. Mësimi ka nisur në të gjitha shkollat, përveq në shkollën e mesme të ulët “Skënderbeu”, për shkak të vazhdimit të rinovimit.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Ali Bejta, tha se përgatitjet për këtë vit shkollor janë bërë me kohë dhe gjithqka ka nisur mbarë.

“Një numër i madh shkollash janë rinovuar gjatë pushimeve, përderisa në shkollën e mesme të ulët “Skënderbeu” në Vaganicë mësimi është shtyer për disa ditë derisa të përfundoj rinovimi në tërësi”.

Ai sqaroi se nxënësit e shkollës së mjekësisë “Xheladin Deda”, këtë vit kanë nisur mësimin në shkollën e mesme teknike “Arkitekt Sinani”.

“Objekti i ri për këtë shkollë është në ndërtim e sipër dhe presim që vitin e ardhshëm ajo të jetë e gatshme për punë”.

Për të parë kushtet e punës dhe përgatitjet për këtë vit shkollor, kryetari i komunës, Avni Kastrati,  i shoqëruar nga nënkryetari, Riza Haziri dhe drejtori i Arsimit,  Ali Bejta, ka vizituar disa shkolla.

Ai është shprehur i kënaqur në përgjithësi me kushtet e punës nëpër shkolla.

Kryetari Kastrati, ka premtuar mbështetje të vazhdueshme në këtë drejtim në mënyrë që të krijohen mundësi sa më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.   

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)