28 Mars 2024

Ministrja Hykmete Bajrami priti Ambasadoren e Finlandës në Kosovë

Prishtinë, 19 shkurt - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, priti ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me të cilën bisedoi për gjendjen aktuale të arsimit në vendin tonë dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë sektor.

Ambasadorja Stjernvall e uroi ministren Bajrami për detyrën e re, ndërsa shprehu gatishmërinë e shtetit të saj për ta mbështetur në realizimin e politikave në arsim.

Ministrja Bajrami falënderoi Ambasadoren për çdo gjë që ka bërë Finlanada për Kosovën, e veçanërisht për sektorin e arsimit, ndërsa theksoi se është i rëndësishëm bashkëpunimi me këtë shtet, i cili tashmë ka një arsim nga më të zhvilluarit në botë.

Ministrja Bajrami tha se është e nevojshme mbështetja nga partnerët zhvillimorë, në mënyrë që të realizohen politikat e parapara në programin qeveritar për katër vitet e ardhshme, e që synojnë zhvillimin e sektorit të arsimit, i cili do të përmirësonte gjendjen edhe në gjithë sektorët e tjerë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)