24 Shtator 2021

Ministrja Bajrami shpalos vizionin e Qeverisë për zhvillimin e arsimit në Kosovë

Prishtinë, 7 shkurt - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami ka vizituar sot Rekoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ku është takuar me rektorin Marjan Dema dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të këtij universiteti.

Ministrja Bajrami e përgëzoi menaxhmentin e Universitetit për rezultatet e arritura në këtë institucion të arsimit të lartë publik, ndërsa shpalosi vizionin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e arsimit në Kosovë, në veçanti të arsimit të lartë.

Ministrja e Arsimit, theksoi se do të punohet me të gjithë akterët dhe të gjithë ata që mund të japin kontributin e tyre për të përmirësuar dhe zhvilluar arsimin e lartë, nivel ky që më pas do të kontribuojë në përmirësimin e sektorëve të tjerë.

Nga ana e tij, rektori Demaj falënderoi Ministren Bajrami dhe po ashtu, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në mënyrë që Universiteti i Prishtinës, por edhe arsimi i lartë në përgjithësi, të arrijnë suksese të reja. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)