24 Prill 2024

Ministrja Bajrami emëron Myzafere Limanin anëtare të Këshillit Drejtues të UP-së

Prishtinë, 4 shkurt - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, në përputhje me mandatin e saj ligjor, e ka emëruar anëtare të Këshillit Drejtues të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, profesoreshën e këtij Universiteti, Prof.Dr. Myzafere Limani.

Gjatë ditës, ministrja Bajrami e ka pritur në takim anëtaren e re të Këshillit Drejtues, me të cilën ka biseduar rreth gjendjes në arsimin e lartë dhe bashkëpunimin me universitetet publike për ta ngritur cilësinë në arsimin e lartë publik.

Vendimin për emërimin e profesoreshës Limani anëtare në Këshill Drejtues, ministrja Bajrami e ka marrë duke u bazuar në kontributin e saj shumëvjeçar si mësimdhënëse në Universitet, punën shkencore dhe akademike, si dhe përvojën e saj të sukseshme në menaxhim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)