25 Prill 2024

Ministri Ramë Likaj u takua me rektorët e universiteteve publike

Prishtinë, 10 qershor - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka zhvilluar takim sot me anëtarët e  Konferencës së Rektorëve të Universiteve Publike, me të cilët ka biseduar rreth punës për përmbylljen e vitit akademik, si dhe fillimin e vitit të ri akademik 2020/2021.

Ministri Likaj ka theksuar gatishmërinë e tij që të punojë ngushtë me rektorët e universiteteve, në mënyrë që të përshpejtohen proceset zhvillimore dhe të rinjve tanë t’iu ofrohet arsimim sa më cilësor.

Rektorët, ndërkaq, e uruan ministrin Likaj për detyrën në krye të institucionit më të lartë të arsimit në vend, ndërsa theksuan se janë të gatshëm për bashkëpunim për të avancuar universitetet që ata i drejtojnë.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen universitetet publike, sidomos tani në rrethanat e reja të krijuara nga pandemia, si dhe mundësitë për zgjidhjen sa më të shpejtë të tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)