28 Mars 2024

Ministri Likaj ia dorëzoi detyrën ministres së re të Arsimit, Arbërie Nagavci

Prishtinë, 23 mars - Ministri i deritanishëm i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ia dorëzoi sot detyrën ministres së re të kësaj Ministrie, Arbërie Nagavci.

Me këtë rast, ministri Likaj ia ka uruar detyrën ministres Nagavci dhe uroi të ketë sukses në punën në këtë sektor të rëndësishëm të jetës në Kosovë.

Gjatë takimit, ministri Likaj e informoi ministren Nagavci për punën që është bërë gjatë periudhës sa ka qenë në krye të MASh, me theks të veçantë organizimin e mësimit në kushte të pandemisë, por edhe për proceset që janë duke u zhvilluar.

Ministrja Nagavci e falënderoi ministrin Likaj për punën që ka bërë në këtë Ministri dhe theksoi se do të vazhdojë me përkushtim punën në institucionin më të lartë të arsimit në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)