28 Mars 2024

Ministri Hoxhaj priti pianisten argjentinase, Martha Noguera

Prishtinë, 21 prill – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me pianisten nga Argjentina, Martha Noguera, e cila po merr pjesë në Festivalin “Chopin Piano Fest Prishtina”.

 

Gjatë takimit, Ministri Hoxhaj ka vlerësuar lartë rolin e artit dhe kulturës në forcimin e lidhjeve mes popujve të ndryshëm, të cilat reflektojnë pashmangshëm edhe në raportet mes shteteve të botës.

 

Duke falënderuar pianisten argjentinase për prezencën në festivalin që po zhvillohet në Prishtinë, Hoxhaj ka theksuar vullnetin e Institucioneve të Kosovës për të vendosur dhe forcuar raportet me Argjentinën, si një ndër shtetet më të rëndësishme të Amerikës jugore.

 

Në këtë aspekt, Ministri Hoxhaj ka thënë se diplomacia kosovare është e fokusuar që të forcojë marrëdhëniet me të gjithë popujt dhe shtetet e botës, duke e vlerësuar tejet të rëndësishëm dhe efikas në këtë drejtim, rolin e shkëmbimeve kulturore dhe artistike mes popujve.

 

“Diplomacia dhe arti mund t’i ndihmojnë njëra-tjetër, në drejtim të afrimit dhe forcimit të raporteve dhe shkëmbimeve ndërmjet artistëve, por edhe ndërmjet qytetarëve e institucioneve të shteteve tona”, ka thënë  Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

 

Kurse, pianistja argjentinase Martha Noguera, ka shprehur gatishmëri për të qenë në shërbim të intensifikimit të shkëmbimeve kulturore dhe artistike mes dy vendeve, duke shpalosur edhe projekte konkrete në këtë drejtim, të cilat pritet të realizohen së shpejti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)