28 Mars 2024

Ministri Buja priti në grup nxënësish shqiptar nga Turqia

Prishtinë, 25 prill - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, priti një grup nxënësish, bashkë atdhetarë tanë  nga Turqia, të cilët po qëndrojnë për një vizitë disaditëshe në vendin tonë.

Qëllimi i vizitës së këtij grupi nxënësish dhe arsimtarësh, bashkatdhetarë tanë që jetojnë prej kohësh në Turqi është njohja me vendin kulturën, traditat e të parëve, thellimi bashkëpunimit të ndërsjellë të kësaj natyre ndërmjet  dy vendeve mike.

Ministri Buja me këtë rast u shpreh se vizitat e tilla janë shumë të mira dhe se Ministria e Arsimit do të bëjë ç`është e mundur që të ofrojë mundësi  për ruajtjen, përkatësisht  mësimin e gjuhës amë  nga ana e të rinjve shqiptarë në Turqi.

“Këtë vizitë duhet ta shfrytëzoni edhe si mundësi për njohje edhe me moshatarët tuaj këtu, të krijoni miqësi dhe bashkëpunim ndërmjet vete për të ardhmen. Ju besoj se jeni nxënës të mirë dhe uroj të keni suksese tutje, që të keni përkushtimin dhe vullnetin tuaj që ta mësoni dhe ruani gjuhën , traditën tonë kudo që të jeni”, tha ministri Buja .

Ministri i ka njoftuar me proceset arsimore në Kosovë, të cilat po zhvillohen sipas standardeve bashkëkohore.

Qamil Bytyqi, udhëheqës  i grupit të nxënësësve dhe arsimtarësh nga Turqia, këta nxënës vijnë  nga qytete të ndryshme si Adana, Ankaraja, Izmiri, Stambolli etj., kryesisht nxënës të shkollës së mesme, 3 filloristë  dhe një studentë.

 Në vazhdim ministri Buja u interesua për atë se sa e njohin gjuhën shqipe sa është ruajtur gjuha, kultura, tradita e të parëve.

Bytyqi tha se vetëm tre nxënës të pranishëm e njohin gjuhën shqipe dhe se gjenerata e vjetër kanë arritur ta ruajnë të folmen tonë të 100 viteve më parë, pra qysh kur janë shpërngulur  nga vise të ndryshme të Kosovës, duke filluar  nga viti  1912, 1920 dhe 1930 e tutje.

Nxënësit dhe mësimdhënësit  shqiptarë, vizitorë nga Turqia, shprehen dëshirën që të krijohen mundësi  që  të mësojnë gjuhën e sotme  letrare dhe të flasim njësoi të gjithë.

Ministri Buja tha se “ne do të angazhohemi që të ju sigurojmë tekste shkollore dhe këtë gjë do të bëjmë në bashkëpunim dhe mirëkuptim me ambasadoren e Turqisë në Kosovë”.

Në vazhdim të këtij takimi, u fol edhe për mundësinë e organizimit të kurseve të gjuhës shqipe në qytete të ndryshme të Turqisë, aty ku është më shumë e koncentruar mërgata shqiptare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)