19 Tetor 2021

Ministri Buja në vizitë zyrtare në Oxford

Prishtinë, 23 mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Ramë Buja, do të udhëtojë sot për një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, me ç’rast do të takohet me përfaqësuesit e Universitetit të Oxfordit.

Qëllimi i kësaj vizite është bashkëpunimi me Universitetin Oxford për mundësinë e dërgimit të studentëve tanë për studime në këtë universitet.

Ministri Buja do të shoqërohet edhe nga rektori i Universitetit të Prishtinës, z.Mujë Rugova, dhe prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, z.Naser Mrasori.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2021

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Shefi i Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga BE Lukas Mandl dhe Udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian Viola von Cramon-Taubadel mbajnë konferencë për shtyp lidhur me për zgjedhjet lokale në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin "Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike në Kosovë - Mos - Informimi i Publikut 3". (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Komisioni Evropian do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportet e Vendeve ku do te mbahet konferencë për shtyp nga Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. (Transmetimi në faqen e Zyrës së BE-së në Facebook, ora 17:15)

- Teatri i Prishtinës Dodona shfaq “Bob Vatsoni bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”. (Teatri Dodona, ora 17:30)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog i dorëzon raportin e Komisionit Evropian Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ç'rast do të mbajnë edhe një konferencë te përbashkët për shtyp, ora 18:30)