26 Prill 2024

Ministri Buja mori pjesë në kuizin “Evropa”

Prishtinë, 6 mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë, Ramë Buja ka marrë pjesë sot në kuizin për fëmijë “Evropa”, i cili organizohet për herë të dytë në Kosovë.

Ministri Buja para pjesëmarrësve dhe të pranishmëve të tjerë në këtë garë tha se të gjendesh në mesin e këtyre nxënësve të mrekullueshëm është nder i madh, për faktin se nuk ka rrugë më të mirë se dija për të shkuar në Evropë.

Ministri Buja vlerësoi se kjo iniciativë, e cila ka për synim promovimin e dijes është synim edhe i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

“Këta fëmijë shumë intelegjent dhe të mençur po na bëjnë që të nisim rrugën në mënyrën më të mirë dhe më përmbajtësore. Këta do ta prekin Evropën dhe do të motivohen që të dijnë dhe të njohin edhe më shumë, në mënyrë që të ecin përpara”, ka thënë ministri Buja.
 
Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Christof Stock, theksoi se kuizi i këtij viti ishte një sukses i madh dhe bindshëm më i mirë se sa gara e organizuar vitin e kaluar.

Kuizi “Evropa” financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministrinë e Integrimeve Evropiane.

Në garën e sivjetme e cila u zhvillua në mes të ekipit prej pesë anëtarëve të shkollës “Thimi Mitko” nga Gjilani dhe ekipit të shkollës”Emin Duraku”nga Kaçaniku triumfoi ekipi gjilanas, i cili përpos trofeut do të shpërblehet edhe me një udhëtim në Bruksel.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)